Vëzhgim / Interneti, produkti që tregtohet keq në Gjirokastër

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR, 11 Janar – Disa ditë më parë Gjergji Memo, admistratori i një qëndre interneti në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër, ishte tepër i shqetësuar nga sinjali i dobët i internetit.

“Më vjen keq që nuk ofroj internet, është i dobët dhe shkatërrues për biznesin tim, që e kam ndërtuar prej katër vjetësh”, shprehet Gjergji, duke shtuar se këtë shërbim e merr nëpërmjet Albtelekomit.
Gjergji thotë se sinjali vjen i dobët çdo mbrëmje, pasi, sipas tij, ka shumë ndërhyrje në rrjet.
“Kam telefonuar 133, shërbimin ndaj klientit, por problemi vazhdon të ngelet po ai”, thotë Gjergji.
Ai kujton se një vit më parë ky shërbim ishte shumë cilësor dhe konkurrent në treg, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.
“Njerëzit janë shumë të interesuar të kenë internet në shtëpi. Albtelekomi për të kënaqur të gjithë mbingarkon serverin, ul cilësinë dhe shton të ardhura të pa merituara”, pohon Gjergji, ndërsa thekson se këto “modele” janë të dështuara, pasi askush nuk ka lekë të tepërta për të harxhuar.
“Albtelekomi nuk mund të ofrojë një shërbim me dy standarde. Në Sarandë interneti është i shkëlqyer, ndërsa në Gjirokastër i mjerane”, vazhdon ai.
Për të, Albtelekomi duhet të ndryshojë sjelljen me konsumatorët dhe të mos sillet si kompania energjetike CEZ Shpërndarja.
“Është e çuditshme. Më shumë shërbime cilësore ofrojnë institucionet shtetërore se sa kompanitë private”, thotë Gjergji.
Mungesa e internetit shqetëson dhe Genci Dudumin nga lagjia “Manalat II”, që ndodhet në zonën e sipërme të Gjirokastrës, në zonën muzeale.
“Në shtëpi, sidomos në mbrëmje, sinjali është i dobët, pavarësisht se paguan rregullisht 25 mijë lekë të vjetra”, tregon Genci, njohësi i rrjetit të internetit (network).
Genci kujton se gjashtë muaj më parë interneti ishte i shpejtë, por me kalimin e ditëve filloi të ngadalësohet.
“Është e kuptueshme pse ndodh kjo anomali. Serveri është i programuar të përballojë 100 dalje në sekondë dhe jo më shumë, siç po ndodh aktualisht në rrjetin e transmentimit të internetit”, sqaron Genci, ndërsa nënvizon se prej dy javësh ka nisur kërkimet për të gjetur një rrugë dalje, pasi, sipas tij, sot internet të ofrojnë shumë kompani të tjera.
“Blerësi ka gjithmonë të drejtë. Nëqoftëse kërkon të bësh biznes dhe të jesh lider në treg, atëherë shërbeji me cilësi, pasi askush nuk është i pazëvëndësueshëm”, shprehet Genci.
Një specialist i Albtelekomit pohon se ulja e cilësisë së internetit ka rënë ndjeshëm, pasi për të kënaqur dëshirat e konsumatorëve po shpërndahet kudo jashtë kapacitetit mbajtës.
Ai thotë se interneti është i produkt shumë i domosdoshëm për konsumatorin, ndërsa institucionet e specializuara duhet të ndërhyjnë për të disiplinuar Albtelekomin.
“Operatori mundëson ofrimin e shërbimit ADSL për përdoruesin të pandërprerë, 24 në 24 orë e me cilësi, sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe të sigurojë shpejtësinë e transmetimit të përcaktuar”, shprehet specialisti, duke cituar nenin 3, pika 3.1.1, të Kontratës për Shërbim të Albtelekomit me blerësin.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s