Reportazh / Boboshticë: “Dëmtimi i varreve na trazoi qetësinë”

Nga Telnis Skuqi
KORÇË – E zbardhur tërësisht nga dëbora fshati Boboshticë, rreth 5 km larg Korçës, gjallon nga lëvizjen e banorëve të saj.

Pjesa më e madhe e këtij komuniteti që merren me bujqësi, blegtori, por edhe me biznes, ndihen të revoltuar dhe flasin pambarim për memorialin dhe kryqin që u vendos tre muaj më parë në varrezat 300 vjeçare, në pjesën e sipërme të fshatit nga organizata rajonale OMONIA.
“Na është prishur qetësia, nga dëmtimi i varreve “, shprehet Roland Kuro, administratori i tavernës “Shën Mëria”, në qendër të fshatit Boboshticë.
Kuro thotë se është me origjinë vllahe, por nuk pajtohet kurrsesi me drejtuesin e lartë të OMONIA-s, pasi, sipas tij, për memorialin dhe kryqin, duke dëmtuar varrezat e të parëve të tyre, nuk u pyetën banorët e Boboshticës, duke shtrëmbëruar dhe historinë e saj.
“Kam qenë anëtar i OMONIA-s, por kjo organizatë ka trazuar gjithë fshatin tonë”, shprehet Kuro.
“Këto janë tendenca shoviniste greke, që kërkojnë kallza në dëborë”, shton ai, ndërsa nënvizon se nuk pajtohet aspak me deklaratën e kryetarit të sapozgjedhur të OMONIA-s, Naum Disho për të helenizuar Korçën.
“Korça është një qytet që ka bërë histori me patriotët e saj të mëdhenj, ndërsa drejtuesit e OMONIA-s janë të paditur dhe të papërgjegjshëm”, pohon Kuro.
Ai thekson se kjo organizatë me këto veprime do të mbetet pa anëtarë.
Erind Isufi nga Përmeti, student, 22 vjeç, i cili ndodhet tek të afërmit në Korçë, thotë se sa herë flitet për Boboshticën kujton priftin e Kosinës, i cili zhvaroste shqiptarët për t’i tjetërsuar në ushtarë grekë.
“E njoh mirë problemin e Kosinës, por tashmë po mësoj shumë për Boboshticën. Me sa duket ka njerëz që i bien avazit të vjetër, gjithësesi ata do të dështojnë”, shprehet Isufi.
Isufi tregon se dje ka vizituar pranë qendrës së Korçës shkollën e parë shqipe, një monument historik për shqiptarët.
“Jam emociunuar shumë. Të parët tanë bënë shumë për Korçën dhe Shqipërinë, por sot kanë dalë ca tipa që kërkojnë të kthejnë mbrapa rrotën e historisë. Ta harrojnë”, shprehet me vendosmëri Isufi.
Ilo Kuneshka, 86 vjeç ish-inxhinier mekanik, sot në pension, me shtatë gjuhë të huaja, i diplomuar në Çeki me rezultate të shkëlqyera, thotë se “Çfarë presin të zgjedhurit tanë. Kryqi është i paligjshëm dhe pushteti vendor duhet të veprojë dhe jo të heshti. Është një turp për Boboshticën, Korçën dhe Shqipërinë”.
Sipas tij, drejtuesit e lartë të pushtetit vendor janë bashkëpunëtorë me këto veprime, pasi heshtja e tyre flet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s