Reportazh /Gjirokastër: Çajupi, mali që vizitohet edhe gjatë stinës së dimrit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mali i Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit dhe 25 km larg Gjirokastrës, vazhdon të vizitohet nga turistët dhe në këto ditë dimri.

Në terrenin malor të zbardhur nga dëbora, grupet e vizitorëve, pasi kanë parkuar makinat, mundohen të gjejnë një vend të rrahur nga dielli për t’u ulur e shijuar ushqimet që kanë marrë me vete.
Anila Baboçi, banore e lagjes “Manalat I” nga Gjirokastra, thotë se çdo fundjavë udhëton në Çajup së bashku me familjen.
“Kalojmë disa orë të qeta, larg zhurmës dhe në ajrin e pastër të këtij mali të mrekullueshëm”, thotë Anila, ekonomiste, nënë e dy vajzave.
Prej një viti ka nisur rikonstruksioni i rrugës që në çon në malin e Çajupit dhe tashmë është drejt përfundimit.
“Kjo rrugë do t’i arojë më shumë gjirokastritët me malin, që është një ndër perlat në jug të vendit”, thote Anila, ndërsa nënvizon se Çajupi, veçanërisht në stinën e verës, do të jetë i mbipopulluar.
Pavlloja, bashkëshorti i Anilës, thotë se sa herë shkon në Çajup ndihet i lehtësuar, largon stresin, mediton dhe merr fuqi për javën e ardhshme.
“Ky mal të heq lodhjen si me magji”, thotë Pavlloja.
Pavlloja tregon se në përfundim të piknikut mbush ujë tek burimi i Bratit për ta konsumauar në shtëpi.
Viktori, një djalosh nga Lunxhëria, i cili ndjek bisedën, shprehet se Çajupi është një dhuratë e natyrës, e bekuar nga Zoti.
“Për të krijuar mjedise sa më të përshtatshme duhet të kryhen investime, pasi aktualisht nuk ekziston asnjë biznes për t’i shërbyer turistëve”, thote Viktori.
Pasho Tuka, drejtues i një mjeti të rëndë në punimet për rikonstruksioin e rrugës, tregon se nuk ka ditë me diell që në Çajup të mos shkojnë së paku 10 automjete me vizitorë. Një pjesë e rrugës është bërë gati për asfaltim, sqaron Tuka.
Në fakt, edhe pse vendi është mbuluar nga debora, mjetet dhe punonjësit e firmës “ALB BULDING” punojnë për të përfunduar rrugën në muajin maj të këtij viti, kur është dhe afati përfundimtar, tregon Ilia Kuro, kryetari i komunës së Lunxherisë.
Për kryekomunarin, investimi prej 2 miliardë lekë i qeverisë shqiptare, është një ndër investimet më të rëndësishme për komunën e Lunxhërisë.
“Kjo rrugë do t’i japë një zhvillim të madh ekonomik Lunxhërisë, ndërsa do të ketë zhvillim të madh të turizmit”, pohon Kuro.
Më tej, ai thotë se shumë turistë që vizitojnë Çajupin interesohen për prodhimet bio vendase, për t’i blerë dhe konsumuar gjatë orëve të qëndrimit të mal.
“Është një arsye më shumë për të rritur punën e fermerëve, pasi vitet e fundit kërkesat për prodhimin vendas jane ne rritje”, thotë Kuro.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s