Reportazh / Sarandë: Një ditë me fëmijët romë që i shkëputen analfabetizmit

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Arben Kakaçi nga fshati Çukë, 10 vjeç është një nga pesëmbëdhjet fëmijët romë që ka mësuar abetaren, pasi ka ndjekur për gjashtë muaj rrjesht kursin “ABC”, mundësuar nga Fondacioni “Lidia” në Sarandë.

Ai thotë se abetaren e ka mësuar me një frymë, është larguar nga rruga dhe ka ndërmend të vazhdojë më tej kursin e anvancuar.
“Një vit më parë isha lypës, tani jam nxënës”, shprehet me krenari Arbeni, ndërsa nënvizon se në kurs mëson abetaren, 3 herë në javë.
Kristo Turlla, mësuesi i kursit, thotë se 15 fëmijët romë, nga mosha 7-16 vjeç marrin dije si bashkëmoshatarët e tyre sipas një programi të rregullt mësimor.
“Këta fëmijë janë të zgjuar, kanë vullnet, por janë të hallakatur”, pohon Turlla.
Sipas tij, libri bazë është abetarja, por edhe libra të tjerë, si gjuha shqipe, matematika, edukata qytetare e deri tek fletorja e vizatimit.
Turlla tregon se shkollimi i këtyre fëmijëve realizohet me program të rregullt mësimor, të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
“Kursi “ABC” zhvillohet nën kujdesin e fondacionit “Lidia” dhe përfshirja e këtyre fëmijëve është domosdoshmëri për integrimin e tyre”, mendon Turlla, që shpjegon se mësimi bëhet me orë të reduktura, pasi e kanë të vështirë të qëndrojnë 45 minuta pa lëvizur.
“Romët janë popull vital, ruajtës të shkëlqyer të traditës dhe tepër bujarë”, specifikon Turlla.
Ibrahim Barjami, drejtori i Fondacionit “Lindia” me seli në Sarandë, pohon tre, nga pesëmbëdhjetë fëmijët romë aktualisht shkojnë rregullisht në shkollë, dy prej të cilëve me rezultate të mira.
“Në fillim të kursit fëmijët rom ishin thuajse analfabetë dhe sot, të gjithë dinë të shkruajnë dhe të lexojnë”, tregon Barjami, ndërsa nënvizon se interes për shkollimin e tyre po luajnë prindërit, që fatkeqësisht janë rritur analfabetë.
Barjami thekson se mësimdhënien e japin tre mësuesit me përvojë, dy prej të cilëve romë.
“Ky projekt ka dhënë rezultate të kënaqshme, pasi numri i fëmijëve romë që dëshirojnë të arsimohen po vjen në rritje”, thotë Barjami, që kujton se disa vite më parë, arsimimi i romëve ishte mision i pamundur.
Por sot gjërat kanë ndryshuar, pasi, sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për t’u ballafaqur denjësisht me jetën.
“Çdo rrethim për trimin e ka një shteg”, shton ai, duke nënkuptuar kjo kategori tashmë i ka të gjitha mundësitë të integrohet në shoqëri dhe t’i shpëtojë analfabetizmit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s