Kreshnik Spahiu: Ndryshimi i kombësisë një problem për sovranitetin e një vendi

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një vit më parë, Ermant Uzeiri nga Konispoli, 23 vjeç, ndryshoi kombësinë nga shqiptar në grek, në Gjykatën e Faktit të Sarandës, pas dy seancash gjyqësore. Ai thotë se ndryshimi i kombësisë ishte një proçes i thjeshtë, pagoi 1500 euro avokatit dhe shfrytëzoi në favor të tij ligjin “Për Gjendjen Civile”, miratuar në vitin 2002.
Ermanti tregon se gjykatësi i çështjes e mbështeti vendimin e tij, fal një çertifikate nxjerrë në Komunën e Mesopotamit, pasi, sipas tij, e ëma është minoritare, ndërsa i ati çam.
“Ndryshimi i kombësisë më siguroi mua një leje qëndrimi 10 vjeçare në Greqi”, pohon Ermanti, ndwrsa sqaron se në fëmijëri ai është rritur jetim, mbaroi teknologjiken në Tiranë dhe prej 4 vjetësh jeton me vëllain e tij në Selanik (Greqi).
Ditët e fundit, Kreshnik Spahiu, nën/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese për të sensibilizuar të gjitha gjyqtarët nëpër rrethe të unifikojnë një vendim lidhur me ndryshimin e kombësisë.
Për të, ndryshimi i kombësisë mund të vijë në kushtet e një gabimi njerëzor gjatë momentit të regjistrimit, por kurrësesi me vendim të gjyqësorit.
Sipas tij, fëmija mund të ndryshoj kombësinë në moshë madhore, vetëm ku në regjistrimin themeltar të gjendjes civile të jetë shënuar fjala “përkohësisht”, kjo si pasojë e mosmarrëveshjeve midis palëve.
“Ndryshimi i kombësisë nga fëmija, kur ky bëhet madhor, zbatohet vetëm kur kombësia është shënuar përkohësisht, apo në çdo rast tjetër ku prindërit kanë kombësi të ndryshme”, shprehet Spahiu.
Më tej, Spahiu, nënvizon se fjala “përkohësisht” ngelet evasive, pasi nga momenti i lindjes së fëmijës deri sa ai bëhet madhor, është një kohë relativisht e gjatë dhe vështirë të konceptohet si përkohësisht.
Për të, ndryshimi i kombësisë mund të vij në kushtet e një gabimi njerëzor gjatë momentit të regjistrimit, por kurrësesi me vendim të gjyqësorit, pasi, sipas tij, ajo duhet të ndiqen në rrugë administrative nga nëpunësja e gjendje civile.
“Ndryshimi i kombësisë dhe ndreqja e gabimeve material në rregjistrat e Gjendjes Civile janë dy nocione të ndryshme. Pasakëtësia është gabim njerëzor, ndërsa ndryshimi i kombësisë mbetet çështje e juridiksionit gjyqësor”, sqaron Spahiu.
“Gjykatat nuk mund të ndryshojnë kaq lehtësisht kombësinë e një shtetasit, pasi një ndryshim i tillë mund të krijoj probleme për sigurinë kombëtare”, shton ai, ndërsa nënvizon se gjatë 6 viteve të fundit mbi 2200 persona kanë bërë ndryshime kombësie, në jug të vendit, 1600 në Gjirokastër, 400 në Përmet dhe 200 në Sarandë.
Spahiu kostaton se ligji “Për Gjendjen Civile” është abuziv dhe të gjitha vendimet që janë marrë gjatë pesë viteve të fundit do të jetë objekt hetimi i Këshillit të Ispektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë.
“Personat mund të marrin disa shtetësi, por asnjë shtet nuk ndryshon kombësinë, siç po ndodh aktualisht në Shqipëri. Gjaku dhe e drejta është një. Ndryshimi i kombësisë nuk ka efekte mbrapavepruese në shtetet e tjera”, specifikon Spahiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s