Vllehët, kultura që gjendet në udhëkryq të pamerituar

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Katër vjet më parë, mësuesi i talentuar i matematikës Spiro Poçi, nga Gjirokastra, nisi botimin e gazetës së parë kulturore vllahe “Farsarotur” në Shqipëri. Ai thotë se botimin e kësaj gazete, që sot ka arritur në numrin 45, janë trajtuar me gjerësi kultura dhe origjina vllahe, si përpjekje për t’u integruar në shoqërin e sotme.
“Kultura vllahe aktualisht gjendet në një udhëkryq të pamerituar, jo vetëm për shkak të eksodit masiv të tyre, por edhe për shkak të problemeve të akomuluar prej dekadash”, pohon Poçi.
Sipas tij, pas 1913, vllehët humbën si popull, u shpërndan si zogjtë e vjeshtës dhe tashmë kanë ngelur pa histori.
“Gjuha vllahe flitet në shumë vende të Gadishullit Ballkanik, si në Greqi, Shqipëri, ish-Jugosllavi, Bullgari e Rumani”, mendon Poçi, ndërsa nënvizon se vllehët gjenden edhe në Amerikë, Kanada dhe Australi.
Për të, emri vllah thërriten nga të huaj me shumë emra, si Vlasi, Walchane, të gjitha me kuptimin për një popull me gjuhë latine.
“Grekët u thonë ‘Kucovllah’, serbët ‘Cincar’, shqiptarët ‘Rëmeri’, rumunët ‘Aromën”, ndërsa vet vllehët përdorin emrat ‘arëmën’ ose shkurt ‘rëmën’”, specifikon Poçi, me origjinë vllahe.
Më tej, kryeredaktori i gazetës “Farsarotur”, thekson se vllehët në kohën e Perandorisë Otomane, që zgjati rreth 500 vjet, u tërhoqën në male dhe krijuan “administratën” e tyre autonome.
“Duke bërë një jetë si barinj, me kopera të mëdha, si karvanarë e si tregëtarë, vllehët zhvilluan një kulturë materiale dhe shpirtërore, të shkëputur nga jeta urbane”, thotë Poçi.
Thede Kahl, profesor i gjeografisë humane në Universitetin e Vienës (Austri) dhe një kërkues i linguistikave ballkanike në Akademinë e Shkencave Austriake, në doktoraturën e tij mbi me studimin për vllehët të Ballkanit, shpjegon se arumunët (vllehët) nga pikëpamja gjuhësore janë të njëjta tek latinishtja vulgare, ndërsa sot gjuhët janë të ndara nga njëra-tjetra, që prej më shumë se 1000 vjetësh.
“Gjuha vllehëve është zhvilluar, sa nuk ka asnjë ngjashmëri me rumanishten e sotme”, pohn Kahl.
Sipas tij, arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me bizantizmin dhe mësuan më shumë greqisht dhe shqip e u përshtatën me sunduesit osmanë.
“Nëse sheh sot identitetin e arumunëve të Shqipërisë, duhet të shohësh që ekziston një ndryshim i madh para dhe pas vitit 1990”, mendon Kahl.
Për të, vllehët para vitit 1990 nuk ka patur konflikt identiteti, ndërsa pas regjimit komunistë ky komunitet filloi të kujdeset për gjuhën dhe kulturën e tyre.
“Në fillim ishte një lëvizje kulturore e gjuhësore, por pas vitin 1992 një pjesë e mirë e këtij komunitetit, për përfitime ekonomike, braktisën totalisht identitetin e tyre”, thotë Kahl, ndërsa nënvizon se vllehët që ndodhen në jugperëndim dhe në jug të Shqipërisë u orientuan të jenë grekofilë.
Kahl thekson se Greqia, si vend më i hershëm i Bashkimit Europian, kishte shance më të mëdha që t‘i deklarojë arumunët si grekë, sepse është vend më i pasur se Rumania.
Profesori i gjeografisë humane, specifikon se Greqia nuk ka të drejtë të përcaktojnë pakicat, pasi, sipas tij, ky shtet nuk ka kryer asnjëherë numrin e popullsisë.
“Nga pikëpamja etnografike, mund të bëhen vlerësime dhe të thuash këtu apo atje jetojnë arumunë. Por këto janë vetëm vlerësime, sepse nëse dëgjon shoqatat e arumunëve ata përpiqen ta rrisin numrin e vllahëve për të marrë më shumë të drejta”, shprehet Kahl.
“Në sajë të punës tradicionale si barinjë nomad (shtegëtues), vllehët janë shpërndarë kudo në Ballkan”, shton ai.
Në vlerësimin e tij, Kahl, thotë se ekspertët që studiojnë Europën Juglindore nuk kanë dëgjuar shpesh për vlleh ose aromaniane, sepse ata shfaqen si grek, rumun, serb, shqiptar etj.
“Vllehët u asimiluan shpejt me kombet e tjera, kanë pasur sukses ekonomi, megjithatë kurrë nuk arritën të përhapnin kulturë, por preferuan të merrnin pjesë në lëvizjen e tjera kombëtare”, nënvizion Kahl.
Kahl kujton se në Ballkan dhe botohen mbi 10 revista aromane, disa faqe të para në internet dhe stacione që përdorin aromanishte, por asnjë nga këto në Greqi.
“Në Greqi iniciativa për të mbrojtur kulturën aromaniane shihen me mosbesim. Filmat dokumentar dhe gjuha e tyre janë të rralla. Nga 200 organizata që ekzistojnë asnjë nga këto nuk kanë deklaruar mbështetjen e gjuhës aromaniane, si një qëllim të veteve”, thotë Kahl, ndërsa thekson se në Greqi identiteti kombëtar i shumë aromanëve zë vend helenizimi modern.
“Dy termat grek dhe helen shkaktojnë probleme”, thotë Kahl, duke nënkuptuar se dy këmbë nuk futen në një këpucë.
“Shumë vllah në Greqi duhet të ndihen të shqetësuar për gjuhën e tyre, sepse i pengon ata të indetifikohen me helenizimin. Termi minoritet në Greqi përdoren zyrtarisht vetëm kur flitet për myslimanë në Thrakën Perëndimore, gjë që ka një nuancë negative për grupet e krishtera. Shumë aromaniane në Greqi, për këto arsyje do të vazhdojnë të refuzojnë të quhen një minoritet dhe të vazhdojnë termin grek vllenjfolës (vlachofoni elines). Por, çdonjeri që përdor termin duhet të kuptoj se ata u bën greqisht-folës disa kohë më parë”, përfundon Kahl.

Advertisements

1 Koment

  1. Fshati i internuar edhe në demokraci
    Publikuar më 17.07.2014 | 9:12
    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier. Pasi përfundoi kanali, të burgosurit politikë i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë, që nga Veriu deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit. Ato iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor, që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe mbikëqyrja e rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati, me prejardhje nga familjet e internuara, përfunduan në burgje ose në arrati. Në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë, banorët u larguan prej fshatit dhe Shtyllasi, dalëngadalë, u kthye për ta në një kujtim të frikshëm i së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si të gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjak, djersë dhe lot. Kështu, ata që mbetën në Shtyllas hapën toka të reja, të mbjella me vreshta dhe ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon edhe “by-pass-i” Levan – Fier. Kuptohet se për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga qeveria.
    Mirëpo ky çmim nuk është i njëjtë për të gjithë. Levani, i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin e tokës 1600 lekë për m2; Shtyllasi e ka 299 lekë për m2 lekë dhe Pojani, 868 lekë për. Përse ky diferencim kaq i madh?! Epo Levani, është i kuadrove të partisë dhe Pojani ka qenë i lidhur ngushtë me Partinë. Ndërsa Shtyllasi, fundja qendër internimi ka qenë. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot, për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e PD-së e pati bërë “pa dashje”. Por deri më sot, s’ka asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit, sepse është tokë pjellore. Mirëpo, të përndjekurit, me sa duket, duhet të mbetet gjithmonë të përnjekur, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të tillë. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar ende. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht, mbi kurrizin e të të përndjekurve. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante. Këto vepra mbajnë vulën e Berishës, ndërsa fshatarëve u është thënë të heshtin se kjo punë ka marrë fund. A ka drejtësi në këtë vend? Jo…!
    Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe listën e banorëve të këtij fshati:që grabiten 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33- Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39- Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19- Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21- Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52- Osman Ndreu Pandeli Bello Dhimo Bello etj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s