Reportazh / Sarandë: Skema e subvencionit, një mundësi motivimi për fermerët

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Një vitë më parë, Elmaz Mullai, nga Ksamili, ishte një nga dyqind fermerët përfitues të 35 milionë lekëve, rimbursim nga shteti.

Ai thotë se vitin e kaluar kultivoi ullinj e agrume dhe përfitoi rreth 3 mijë euro, ndërsa sivjet ka ndërmend të aplikoj për ujitjen.
Mullai pohon se mbështetja financiare nga shteti ishte e konsiderueshme dhe tepër orientuese për zhvillimin bujqësor.
“Prodhimet bujqësore kanë pësuar një hap cilësor vitet e fundit, kjo falë politikave të qarta që po ndjek shteti”, shprehet Mullai, ndërsa nënvizon me këto ritme bujqësia pritet të jetë sektor i fuqishëm dhe fitimprurëse në jug të vendit.
Sipas tij, shteti ka përkrahur pa rezerva iniciativat private të fermerëve sarandiotë, gjë që ka ndikur në shtimin e sipërfaqeve me ullinj, agrume, si dhe me mbarështimin e bagëtive të imta.
Dashamir Aliu, specialist informacioni pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për qarkun e Vlorës, tregon se sivjet në skemën e rimbursimit janë përfshirë edhe mbarështrimi i lepurit e njëthundrakët, por përfitojnë edhe bletarët, që, sipas tij, vitin e kaluar nuk përfituan nga skema e subvencionimit.
Më tej, Aliu thotë se sivjet do të përfitojnë dhe fermerë që disponojnë 1 dynim tokë nga 2.5 që ishte një vit më parë.
“Këta fermerë janë të pritur të kultivojnë drurë frutorë”, shprehet Aliu, ndërsa thekson se sivjet rimbursohet dhe mbjellja e kivit, si dhe blegtorët që ndodhen në zona malore, në jug të vendit.
Sipas tij, fermerët duhet të përgatisin dhe të dorëzojnë dokumentacionin deri më 15 mars për të përfituar nga skema.
“Sivjet janë shpërndarë në çdo komunë fletëpalosje sensibilizuese”, pohon Aliu.
“Duam t’i sensibilizojmë për mbjelljet e pemëtarisë e të agrumeve që i subvencionon shteti”, shton ai.
Aliu thekson se drejtoria e bujqësisë i ka paraprirë mbjelljeve në pemëtari e agrume, me një fushatë të gjerë informuese.
“Fermerët sensibilizohen, orientohen, si të ndërmarrin iniciativa vetjake për t’u përfshirë në skemën e subvencionimin për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, shprehet Aliu, duke shtuar se për t’u ardhur në ndihmë atyre, në vende të dukshme janë vendosur afishet informuese për të rejat dhe afatet e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë.
Zhvillimi i bujqësisë, vijon Aliu, është një domosdoshmëri për të konkuruar, si në çmim dhe në cilësi me prodhimet e importit.
“Verën e kaluar, të gjitha produket bujqësore dhe blegtorale bio që u prodhuan në vend u shitën, kjo fal cilësisë dhe çmimit”, përfundon Aliu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s