Gjirokastër / Konsulli i Përgjithshëm Italian në Vlorë shpallet “Nderi i Qarkut”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës, ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut”, konsullin e përgjithshëm italian në Vlorë, Sergio Strozzi, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh dhe në zbatimin e projekteve për zhvillimin e zonave të jugut të Shqipërisë. Arben Çulli, kryetari i qarkut, teksa i ka dorëzuar Sergio Strozzi, titullin e akorduar, u shpreh se konsulli i përgjithshëm italian gjatë mandatit të tij në Shqipëri ka kontribuar në shtimin e marrëdhënieve dhe në implementimin e disa projekteve për zhvillimin e rajonit jugor.
“Këto projekte po vazhdojnë me shumë sukses, duke kontribuar në zhvillimin e zonës”, pohoi Çulli, ndërsa përmendi tre projekte më të rëndësishme që janw dhe po zbatohen aktualisht në jug të vendit, si misioni arkeologji në Sofratikë, bashkëpunimin midis Universitetit të Gjirokastrës dhe Marcerates (Itali), si dhe studimin e aeroportin në fushën e Lunxhërisë.
“Konsulli italian ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve në qarkun tonë”, theksoi Çulli.
Sergio Strozzi, konsulli italian në Vlorë, mes emocionesh falenderoi këshillin e qarkut për vlerësimin mirënjohjen për të gjitha institucionet në jug të vendit.
“Është mirënjohja e parë zyrtare që më atribuohet prej një autoriteti shqiptar i nivelit të lartë, por edhe për faktin se është vendosur për qarkut të Gjirokastrës”, u shpreh Strozzi.
Ai theksoi se Gjirokastra ka potenciale kulturore, turistike, tregëtare dhe industriale dhe do të bëj ç’është e mundur që sistemi italian të mbështetë territorin në rrugën e zhvillimit.
“Të jeni të bindur se Gjirokastra, falë lidhjeve me Italinë, do të kenë zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor që meriton”, specifikoi Strozzi, ndërsa shtoi se “dua ta interpretoj si një mirënjohje këtë titull”.
“Një mirënjohje i takon dhe Republikës Italiane që ka mbështetur fort dhe pa rezerva liberalizimin e vizave, pasi, Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Europian”, përfundoi Sergio Strozzi, konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s