Reportazh / Gjirokastrës: Aeroporti, mundësi që zhvillon transportin ajror

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth shtatë vjet më parë, Agim Mato nga Saranda, 60 vjeç, administrator i shtëpisë botuese “Milosao”, përjetoi një nga çastet më të vështira të jetës tij. Një nga dy djemtë e tij pësoi një aksident të rëndë rrugor në afërsi të fshatit Mesopotam, rreth 7 km larg Sarandës, por sot ai gëzon shëndet të plotë, falë aeroportit të Gjirokastrës.
“Fusha e aeroportit u vu në dispozicion të tim biri. Helikopteri i ministrisë së Shëndetësisë u ul dhe u ngrit pa asnjë problem dhe për 45 minuta u ndodha së bashku me tim në spitalin ushtarak në Tiranës”, tregon Mato.
Për të, aeroporti i Gjirokastrës, që ndodhet rreth 1 km larg qendrës së qytetit, i plotëson kushtet minimale, por nevojitet një investim për të përmirësuar infrastrukturën e saj.
Bexhet Çobani, inxhinjer, thotë se aeroporti, i inaguruar 82 vjet më parë, më 11 gusht 1929, nga italianët, ishte në funksion dhe kryente fluturime ajrore Tiranë-Gjirokastrës dhe anasjelltas.
“Në vitet ‘30-’40, të shekullit të kalur, ky aeroport kishte funksione të dyfishta, civile dhe ushtarake”, shprehet Çobani, ndërsa nënvizon se gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor nga gjermanët dhe italianët.
Gjatë kësaj periudhe, vijon Çobani, u zhvillua transporti ajror civil dhe linjat kryesore ishin Tirana, Vlora, Korça dhe Brindisi (Itali).
“Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botorore, ndërsa gjatë sistemit komunist u përdor për qëllime ushtarake dhe emergjencash”, pohon Çobani, pjesëtar i lobimit për rindërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.
Çobani kujton se në vitin e mbrapsht të 1997, në pistën e aeroportit të Gjirokastrës u ulën me helikopter kryeministri i atëherëshëm italian Romano Prodi, si dhe i dërguari i posaçëm i komunitetit ndërkombëtar Franc Vranicki, por më pas u shkatërrua totalisht.
“Të gjitha mjetet logjistike, kulla e vrojtimit, si dhe stacioni meteorologjik u dëmtuan, ndërsa pas këtij vitit ky objekt u braktisë totalisht nga Ministria e Mbrojtjes”, specifikon Çobani.
Më tej, Çobani sqaron se pista e aeroportit ka gjatësi 1200 metra, gjerësi 30 metra dhe ndodhet në lartësi 190 metra mbi nivelin e detit.
“Aeroporti ka një distancë 0.8 km nga ana lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare Gjirokastër-Kakavije. Ka një sipërfaqe totale 124 mijë metra katrorë, prej të cilat 96 mijë metër katrorë pistë fluturimi, 18 mijë metër katrorë shesh rakordimi, ndërsa pjesa tjetër zonë shërbimi”, tregon Çobani.
Teodor Bilushi, pedagog i gjuhës italiane pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke ndjekur bisedën, tregon se vitet e fundit Bashkia e Gjirokastrës dhe Këshilli i Qarkut ka treguar interesim për rivënien në funksionit të aeroportit.
“Rreth pesë vjet më parë, pushteti vendor ndaloi ndërtimet e objekteve paleje, pastroi pistën dhe vendosi shenjat kufizuese”, thotë Bilushi, ndërsa nënvizon se në vitin 2008, Delegacioni Italian i Eksperteve (DIE) investoi për rindërtimin e stacionin meteorologjik me standarde ndërkombëtare.
“Atë vit, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me specialitët italianë VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe shoqërinë “Tecno Engineering 2C”, me seli në Romë (Itali) realizuan një studim fizibiliteti, i cili ende nuk është shfrytëzuar nga të tretët”, shton ai.
Bilushi thekson se riaktivizimi i aeroportit të Gjirokastrës do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në jug të vendit, si dhe do të krijojë një treg rajonal.
“Turizmi arkeologjik, kulturor dhe historik është një biznes fitimprurës dhe fatmirësisht, këto tre elementë ekzistojnë. Funksionimi i aeroportit do të ndikonte në dyfishimin e turistëve të huaj, si dhe do të konsolidonte transportin ajror”, përfundon Bilushi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s