Reportazh / Bënça, fshati që mburret me këngën dhe traditën labe

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Pranvera në Bënçë, rreth 6 km në jug të Tepelenës, ka ardhur përpara kohe dhe, siç thotë Bajram Spaho, çoban, ky fshat është i bekuar nga Zoti.

“Bënça ka kushte të favorshme klimaterike. Kjo ka ndikuar në zhvillimin e kulturave drunore, të bimëve dhe të gjese së gjallë”, thekson Spaho, 55 vjeç, babai i dy fëmijëve të rritur.
Sipas tij, blegtoria është e zhvilluar, ka një klimë të mrekullueshëm, si dhe burime ujore të pafundme.
“Qyteti i Tepelenës shuan etjen nga uji i Bënçes”, mburet Spaho, ndërsa nënvizon se aktualisht në fshat jetojnë 40 familje me 200 banorë nga 300 familje që ekzistonin tre shekuj më parë.
Më tej, Spaho tregon se Bënça ka një sipërfaqe 5001 hektarë, prej të cilave 105 hektarë tokë buke, 7 hektarë tokë frutore, 21 hektarë vreshta, 220 hektarë kullotë, 2225 hektarë pyje, 390 hektarë sipërfaqe shkëmbore, 3 hektarë sipërfaqe banimi, ndërsa pjesa tjetër livadhë.
Spaho shton se Bënca kufizohet në jug nga fshati Lekdush, në lindje nga Luzati, ndërsa në perëndim ndahet nga fshatrat Veliqot dhe Turan.
“Rrushi dhe qumështi janë me nam”, shprehet Spaho, mbarështues i 80 krerë dele, sakaq thekson se emri Bënçë vjen nga ilirishtja që me themelimin e tij në shekullin II pas erës sonë.
Ai sqaron se në luginën e Bënçës kanë jetuar disa fise ilire si, Bishqevi, Bathesi, Bukshi, Dilqni, Ludova e Tola. “Atëherë këto fise jetonin në autonomi nga njëri-tjeri”, pohon ai.
Ndërkaq, Tahir Barka, 70 vjeç, babai i katër fëmijëve, i cili ndjek bisedën, tregon se fshati Bënçë është mbipopulluar në shekullin e 17-të nga fise të mëdha, të shpërngulur nga hasmëria.
“Unë origjinën e kam nga Bodrishta e Gjirokastrës, sot zonë minoritare. Dikur kemi qenë fis i madh”, kujton Tahiri.
“Me Barkat e Bodrishtët kemi lidhje gjaku. Ata janë alvanitas, ndërsa ne shqiptar”, shton Tahiri, duke kujtuar se gjatë sundimit 500-vjeçarë otoman, 49 burra janë shpërngulur njëherësh nga Bodrishta në Bënçe për të shmangur gjakderdhjen.
“Në Bënçë kemi gjetur mirëpritjen e banorëve”, thotë Tahiri, duke cituar gjyshin e tij, ndërsa nënvizon se fisi Barka nuk ka ekzistuar kurrë në Greqi.
Për të, në fshatin Bënçë ka edhe emra të huaj si, romakë, sllave, islamik, pasi, sipas tij, këto kanë ardhur si rezultat i periudhave të ndryshme historike të pushtuesve.
“Deri në shekullin 6-të para erës sonë nuk ka pasur besime fetare. Feja e parë ka lindur në shekullin 12-të. Ajo ishte katolike dhe islamike. Ndërsa në shekullin 16-të bençorët ishin të besimit Muhamedan”, sqaron Tahiri, i cili pretendon se e njeh në pëllëmbë të dorës historinë e fshatit të Bënçës.
Ai thotë se gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës në Bënçë u ndërtuan shumë vepra, një nga këto ishte ujësjellësi, por regjimi komunist e dëmtoi, pasi, siç thotë ai, restauratorët në “vend të hiqnin vetulla, i nxorrën syrin”.
“Nga 24 harqe prej guri, vetëm 6 kanë ngelur”, shprehet Barka, ndërsa mburret se banorët e fshatit nuk e kanë braktisur vendlindjen, përkundrazi kanë ndërtuar jetën e tyre.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s