Studim / Gjirokastër: Abortet me tendencë ulje

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Edlira T., nga Gjirokastra nuk ishte përgatitur të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, megjithatë kurrë nuk mendoj t’a abortojë, sepse mendon se nuk sillte të mira shëndetësore për nënën dhe do të ishte një “investim” i dështuar qysh në nisje. “Të abortosh sot dhe të lindësh nesër është një sens i pakuptimtë”, specifikon Edlira, ndërsa nënvizon se fëmija ka nakafan (riskun) e vet.
Valbona Duri, pedagoge e gjeografisë humane pranë Univeristetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në studimin e saj “Abortet në qarkun e Gjirokastrës, ecuria, faktorët, tendencat pas vitit 1990”, thotë se riprodhimi i popullsisë është i lidhur me treguesit e aborteve.
“Gjatë sistemit komunistë aborti ishte kategorikisht e palejueshme, megjithatë, atëhere u shfaq aborti ilegal, i cili rriti ndjeshëm vdekshmërinë amënore. Ndërsa pas vitit 1990 në qarkun e Gjirokastrës ka pasur 260 aborte për 1000 lindje”, shprehet Duri.
Sipas saj, aborti, si shprehje e shtatëzanisë së padëshiruar mori formë ligjore në vitin 1995 dhe numri i aborteve në qarkun e Gjirokastrës, në jug të vendit, është karakterizuar nga tendenca e rënies.
“Niveli i lartë i aborteve vërehet gjatë viteve 1990-1994 me 34%, kjo pas liberalizimit juridik të aborteve në fillim të viteve 1990, ndërsa pas kësaj periudhe vihet re një zbutje të aborteve, por edhe të lindshmërisë”, shprehet Duri.
Duri nënvizion se numri i lartë i aborteve evidentohet në zonat rurale me 56 %.
“Treguesit e lartë të aborteve në fshat shpjegohen me ndjesinë e fortë në këtë popullësi të”frikës” për përdorimin e kontraceptivëve dhe të “turpit”, në tërheqjen e tyre”, thotë Duri, e cila shton se ky “difekt” rrjedh dhe nga mungesa e veprimtarisë së planifikimit familjar.
Më tej, pedagogia e gjeografisë humane, pohon në studimin e saj se numri më i lartë i aborteve ekziston në rrethin e Gjirokastrës, ndërsa rrethi i Tepelenës renditet i fundit në rang qarku.
Duri shpjegon se rrethi i Gjirokastrës renditet i pari për shkak se abortet kryen në spitalin rajonal “Omer Nishani”, ndërsa në dy rrethet e qarkut Tepelenë dhe Përmet, një proces i tillë nuk aplikohet.
“Rreth 70% e aborteve konstatohet tek femrat e grupmoshës 35-39 vjeç, ndërsa pesha më e ulët vërehet në fermat e grupmoshës 20-29vjeç”, specifikon Duri.
Sipas nivelit të shkollimit, sqaron ajo, numri më i lartë i aborteve haset tek femrat me arsim 8 vjeçar, me 51.4%, të ndjekura nga femrat me arsim të mesëm, me 33.1%, dhe në fund ato me arsim të lartë me 15.5%.
“Shpërndarja e aborteve në aspektin kohor dhe hapësinor vazhdon ende të përdoret për qëllime të kufizimit të madhësisë së familjes. Kjo tendecë është në funksion të përpjekjeve të kësaj popullësie, me qëllim që relacionet me zhvillimin të jenë sa më të artikuluara”, përfundon Valbona Duri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s