Vëzhgim / Konsumatorët gjirokastritë përballë abuzimeve të CEZ Shpërndarjes

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Një muaj më parë, Petrit Vocka nga Gjirokastra, 55 vjeç, mësues, kishte firmosur një kontratë me Bankën Kombëtare Tregtare për të paguar online faturën e energjisë elektrike. Dje, Petriti bëri të kundërtën, e prishi marrëveshjen për shkak se kompania CEZ Shpërndarja i kishte kërkuar filialit të bankës likujdimin e faturës së muaji të kaluar, pa respektuar më parë konsumatorin.
“Prishja e marrëveshjes nuk ka të bëje me bankën, por me CEZ Shpërndarjen, e cila në mënyrë abuzive më kishte faturuar mbi 12 mijë lekë, kur unë mesatarisht harxhoj në sezonin e dimrit 280 kilovat”, pohon Petriti, ndërsa betohet se në shtëpi përdor vetëm gaz për ngrohje dhe për gatim.
Ai shprehet se shërbimi që ofrojnë bankat për likujdimin e faturave të energjisë, ujësjellësit, celularëve etj., është një risi cilësore dhe praktike.
“Unë personalisht nuk kam kohë të vrapoj sa andej-këtej për të paguajtur faturat, por kurrësesi nuk mund të pranoj që CEZ Shpërndarja të përdor bankën për të trefishuar faturën e energjisë elektrike dhe ta bëje një fakt të kryer pa më dërguar më parë faturën në shtëpi”, pohon Petriti.
Më tej, mësuesi i matematikës shpjegon se ka ngelur i “tradhëtuar” nga sistemi bankar, pasi siç thotë ai, bankat nuk mund të bëhen palë me abuzimet e CEZ Shpërndarjes.
“Dje i kërkova bankës të anuloje menjëherë veprimin, por kërkesa ime u refuzua me justifikimin se kisha firmosur një marrëveshje dypalëshe, tashmë të shfuqizuar”, sqaron Petriti.
Sipas tij, bankat që marrin përsipër këto shërbime në rradhë të parë duhet të ndërtojnë politika imunitare për klientët dhe jo të rrëmbehen nga përfitimi i çastit.
“Sistemi bankar nuk duhet të bëhen preh e kompanive problematike, siç është CEZ Shpërndarja. Banka duhet t’i japi të drejtë klientit të anulojë transaksionin brenda 24 apo 48 orë kur dyshon se është abuzuar me besimin e konsumatorit”, specifikon Petirit, ndërsa shton se prej ditës së djeshme i ka kërkuar kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike rishikimin e faturës së muaj shkurt, në rast të kundër do t’i drejtohet drejtësisë.
“Nuk mund të pranoj që CEZ Shpërndarja të vendos shifra fiktive sikur të ishte çeku i bardhë. Besoj se çdo konsumator duhet të ngrejë zëri dhe të mos pranojë më togfjalëshin “gabim njerëzor”, por të kërkojë dëmshpërblim”, thotë i revoltuar Petriti.
Ndërsa, Haxhi Berberi, ekonomist, i cili ndjek bisedën, shprehet se bankat duhet të vendosi pikën mbi “i” dhe urgjentisht të marrin në mbrojtje klientët, pasi siç thotë ai, do të jetë tepër vonë.
“Njeriu çfarë nuk heq në jetë. Kërkon të mos humbas kohë në sportele dhe befasisht i shtohet dhe një tjetë hallë”, shton Berberi, njohësi i mirë i sistemit bankar.
Sipas tij, faturat e fryra të kompanisë së shpërndarje së energjisë elektrike i kanë bërë konsumatorët me stres dhe fatkeqësisht nuk gjejnë zgjidhje ankesat e tyre.
Në muaj janar, vijon Berberi, fatura e energjisë më erdhi mbi 20 mijë lekë, ndërsa një bar-kafeje, që gjithë ditën përdor ekspresin dhe kondicionerin, i shkoi afërsisht 10 mijë lekë të reja”, specifikon ai.
Për të, ky nuk është një gabim njerëzor, por një papërgjegjëshmëri dhe keqmenaxhim që po ndodh aktualisht tek kompania çeke.
“Çfarë do të ndodhe sikur një abuzim i tillë do të behej në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Me siguri konsumatorët do të kërkonin dëmshpërblim, ndërsa në vendin tonë një gjë e tillë nuk ndodh”, pyet dhe përgjigjet vete Berberi, babai i dy fëmijëve.
Ai nënvizon se kompania CEZ Shpërndarja nuk është në gjendje të dërgojë në shtëpi as faturën, ç’ka nuk ka ndodhur kurrë përpara se të privatizohej.
“Atë kohë fatura të vinte në shtëpi, ndërsa sot kjo e drejtë minimale nuk respektohet. Kompania justifikohet me mosmarrëveshjen që ka me Postën Shqiptare. Për mua ky është problem i tyre, jo i imi”, thotë Berberi, duke nënkuptuar se konsumatorët tashmë nuk mund të heshtin dhe të poshtërohen, por të kërkojnë që CEZ Shpërndarja të respektojë ato pak të drejta që rrjedhin nga kontrata dypalëshe, nëqoftëse ekziston.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s