Reportazh / Elbasan: Qyteti që di si të festojë me madhështi ditën e verës

Nga Telnis Skuqi
ELBASAN – Të festosh në Elbasan ditën e parë të verës ose siç quhet ndryshe në zhargonin popullor “Festa e Luleve”, është një fat për për ata që vijnë nga larg dhe një privilegj për elbasanasit. Atmosfera, thotë Vjollca Metoshi nga Elbasani, 23 vjeçe, është gjallëruese, shumëngjyrëshe dhe shumë argëtuese.
“Është festa pagane dhe sipas zakonit, të parët që lajmërojnë ditën e verës janë fëmijët”, shprehet Vjollca, shtëpiake.
Sipas saj, sapo dielli lind fëmijët shkelin në shtëpinë e fqinjëve, urojnë për ditën e verës dhe largohen duke marrë dhurata simbolike.
“Sipas zakonit, fëmijët marrin çokollata, karamele, biskota etj., dhe më pas shëtisin në qytet deri në perëndim të diellit”, pohon Vjollca, ndërsa shton se në Elbasan dita e verës festohet më bukur se sa ndërrimi i viteve.
Për të, 14 marsi është dita e gjallërimit të natyrës, e shpirtit, e paqes dhe e harmonisë.
“Fatmirësisht feja e respekton këtë festë pagane, prandaj dita e verës festohet me madhështi në Elbasan”, mendon Vjollca.
Vjollca thekson se ballokumja, një embëlsirë tradicionale elbasanase, i shton kuptimin kësaj feste pranverore.
“Ballokumja është një përzjerje e miellit, vezëve, sheqerit dhe gjalpit”, tregon Vjollca, ndërsa shton se jo çdokush mund ta prodhojë këtë ëmbëlsirë të veçantë tradicionale.
“Ballokumja prodhohet vetëm në Elbasan”, mburret Vjollca.
Ndërsa, Dylbere Lleshi, 50 vjeçe, nëna e katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë, kujton se Dita e Verës gjatë sistemit komunist festohej, por jo me madhështinë e sotme, pasi, siç thotë ajo, nuk ishte festë fetare dhe nuk sillte probleme për regjimin e atëhershëm.
“Atëherë njerëzit dilnin vetëm shëtitje, ndërsa sot organizohen panaire, koncerte të ndryshme disaditore, karnavale dhe urojnë njërin-tjetrin pa frikë se dikush mund të të përgjojë”, pohon Dylberja.
Ajo tregon se për drekë ka përgatitur një gjel deti dhe pret që katër fëmijët dhe katër mbesat të mbidhen tok dhe drekojnë sëbashku.
“Ditën e Verës e pres me padurim. Eshtë dita e bashkimit tim familjar”, thotë Dylberja, ndërsa shton se dy vajzat i ka martuar në Elbasan, një në Gjirokastër dhe tjetri (djali) martuar në Greqi.
Dylberja thekson se dita e verës simbolizon dhe bashkimin e çifteve të reja, si fejesa apo martesa.
“Dy nga tre vajzat e mia janë njohur me partnerin e tyre në ditën e verës dhe tashmë janë bërë nëna, prandaj unë e festoj me madhështi 14 marsin”, përfundon Dylberja.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s