Vëzhgim / Gjirokastër: Banorët nuk pajtohen me abuzimet e CEZ Shpërndarjes

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Fqinja e pallatit tim, Zenepe Voica, pensioniste, ishte tepër e shqetësuar dje nga fatura e energjisë elektrike. Sipas saj, fatura e muajit shkurt i ka vajtur mbi 12 mijë lekë nga 3 mijë lekë që konsumonte mesatarisht çdo muaj gjatë vitit të kaluar.
“Është një shifër e papërballueshme për buxhetin tim familjar”, thotë Zenepja, ndërsa nënvizon se kurrë në jetën e saj nuk ka harxhuar mbi 850 kilovat, siç pretendon kompania CEZ Shpërndarja.
“As në dasmën e djalit nuk kam harxhuar një shifër të tillë”, shton ajo.
Zenepeja mendon se fatura e muaj shkurt është abuzive dhe përbën një precedent të rrezikshëm për konsumatorin.
“Ku të ankohem! Përveç faturave të hedhura në korridor, në filialin e CEZ Shpërndarjes nuk gjen këmbë njeriu. Kanë vendosur një numër telefoni për ankesa, por del sekretaria”, tregon Zenepeja, ish-ekonomiste.
Për të, ky shërbim që ofron kompania CEZ Shpërndarja është skandaloze.
“Prej disa muaj faturat e energjisë elektrike nuk vijnë në shtëpi. Sahati ku matet konsumi është i mbyllur në një kuti metalike, ndërsa punonjëses që “bekon” faturat i kemi harruar fytyrën”, pohon Zenepeja, ndërsa thekson se këto gjëra nuk kanë ekzistuar kurrë kur ishte e shtetëzuar.
“Personalisht e kam vendosur. Nuk paguaj energji pa më sjellë në shtëpi faturën”, vijon ajo.
Bujar Puto, administrator i një firme ndërtimi në Gjirokastër, tregon se edhe ai ka pasur të njëjtin fat si Zenepja.
“Në shtëpi gatuaj me gaz dhe ngrohem me dru. Në muajin janar fatura erdhi 22 mijë lekë të vjetëra, ndërsa në shkurt 87 mijë lekë, afro katërfish”, shprehet Puto.
Ai thotë se këtë vlerë kurrë nuk do ta paguajë, madje do të nisë në Gjykatë një procedim civil për CEZ Shpërndarjen.
“Ka ardhur koha të reagojmë, të kërkojmë dëmshpërblim dhe jo kompensim”, thotë shkurt Puto.
“Ne nuk mund të paguajmë për konsumatorët e këqinj dhe s’duhet të lejojmë një kompani të mbushë fatura fiktive sipas qejfit”, shton Puto.
Genci Sinoimeri, drejtori i spitalit rajonal “Omer Nishani”, tregon se fatura e fundit i ka vajtur 25 milionë lekë të vjetra, nga 6 milionë lekë që konsumonte mesatarisht në 20 vitet e fundit.
“Këtë shumë as Metalurgjia e Elbasanit nuk e harxhon në një muaj”, shprehet Sinoimeri.
“Është një vlerë tepër abuzive. I kemi kërkuar CEZ Shpërndarjes verifikimin e faturës, por këta të fundit kanë heshtur”, vijon Sinoimeri.
Më tej, drejtori i spitalit, pohon se fatura e muaj shkurt nuk do të likuidohet nga institucioni i shëndetësisë derisa sistemi i drejtësisë të thotë fjalën e vet.
“Nëqoftëse lejojmë sot abuzimin, nesër do të jetë tepër vonë”, përfundon Sinoimeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s