Reportazh / Rruga Levan-Tepelenë, një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik në jug të vendit

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Tre vjet më parë, Ergys Sina nga Krahësi, rreth 25 km larg Tepelenës, më tha se kishte ndërmend të shpërngulej drejt Tiranës me justifikimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në fshat. Sot, ai ka ndërruar mendjen, kërkon të ndërtojë një biznes të vogël dhe pret me padurim përfundimin e rrugës se re Levan-Tepelenë, me gjatësi 70 km, pjesë e korridorit veri-jug.
“Jetë e vështirë”, thotë me humor Ergysi, ndërsa nënvizon se “falë rrugës së re tashmë kam vendosur të ndërtoj një lokal, rreth 30 metra larg rrugës së re”.
Ergysi mendon se përmirësimi i infrastrukturës rrugore natyrshëm sjell zhvillim ekonomik, perspektivën për të rritur standardin e jetesës dhe çel vende pune.
“Më kujtohet që tre vjet më parë kisha tjetër mendim”, pohon Ergysi, ndërsa thekson se ndërtimi i rrugës së re ka 10-fishuar çmimin e tokës bujqësore, si dhe ka shtuar interesin e investitorëve.
“Në kohen e “depresionit” tentova disa herë t’a shes tokën bujqësore, po askush nuk e bleu. Tashmë e kërkojnë me çmime të majme”, shton ai.
Valbona Duri, pedagogia e gjeografisë humane pranë Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, e vlerëson projektin prej 70 milionë euro, financim i Bankës Europiane te Investimeve (BEI) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si një mundësi të artë për banorët që jetojnë në zonat rurale.
“Përveç përfitimeve direkte në shkëmbimin tranzit të mallrave drejt qëndrave të banuara në jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas, rruga e re do të sjellë lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit”, shprehet Duri.
Sipas saj, ndërtimi i kësaj rruge do të lejojë banorët e fshatrave të vogla që të kenë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qendrat e zhvilluara, por dhe do të gjallërojë ekonominë lokale e bizneset e vogla përgjatë rrugës.
“Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me gjatësi 31 km janë ndërtuar mbi 50 biznese të mëdha. Këtë fat do ta kenë edhe banorët e rrethit të Tepelenenës”, shton Duri, ndërsa nënvizon se ndërtimi i aksit rrugor erdhi edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme e trafikut kohëve të fundit.
Burime zyrtare nga kompania greke “AEGEK”, që ndërton lotin e dytë të rrugës Krahës-Tepelenë me gjatësi 32.5 km, shprehen se verën e ardhshme parashikohet përfundimi i këtij aksi rrugor, tepër i vështirë për t’u realizuar për shkak të relievit kodrinor.
“Segmenti rrugor Levan-Tepelenë është i ndarë në dy lote, Levan-Damës me gjatësi 37.5 km me vlerë 39.1 milion euro dhe loti i dytë, Damës-Tepelenë me gjatësi 32.5 km dhe vlerë 28.6 milion euro”, shprehet një specialist i kompanisë “AEGEK”.
Ai tregon se gjerësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10.5 metra, me dy kalime, sipas standardeve europiane të rrugës kombëtare.
Më tej, specialisti thotë se në aksin rrugor Krahës-Tepelenë parashikohet të ndërtohen mbi 30 vepra arti të vogla, prejt të cilave katër ura me gjatësi mbi 50 metra dhe lartësi mbi 70 metra.
“Automjetet mund të lëvizin me shpejtësi nga 80 deri në 110 km në orë, ndërsa punimet do të përfundojnë plotësisht verën e ardhshme”, shprehet specialisti, i cili thekson se aktualisht, trafiku ekzistues në jug të vendit është 3500 automjete në ditë, nga 6000 mjete që parashikohet të arrihet në vitin 2015.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s