Reportazh / Gjirokastër: Kriza ekonomike greke “shoshit” pensionet e OGA-s

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rifreskimi i dokumetave për pensionet pleqërie nga Banka Bujqësore Greke (OGA), për shkak të krizës ekonomike 2-vjeçare në shtetin helenë, ka vënë në lëvizje të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeçarë dhe kjo për sportelistin e filialit të postës shqiptare të Gjirokastrës, Ilir F.,  është një punë e lodhshme. “Prej katër ditësh, të paktën 200 persona “zaptojnë” sportelin e postës për të dërguar në adresë të Ministrisë së Jashtme Shqiptare dokumenta për pensione greke”, thotë Iliri.
Iliri shpjegon se pranë Ministrisë së Jashtme të interesuarit dërgojnë për të legalizuar dokumentin e nënprefekturës, të shoqëruar me kartën elektronike të identitetit, pasaportën biometrike dhe në fundit së bashku me vërtetimin e masës së pensionit që përfiton nga shteti shqiptarë “bekohen” nga Konsullata e Përgjithshme Greke në Gjirokastër.
“Është një procedurë që kërkon kohë të paktën një muaj”, nënvizon Iliri.
Sotiraq Qiqi, nga fshati Jorgucati, është një nga 20 mijë të moshuarit që preket nga rishikimi i fondit të OGA-s.
Ai thotë se OGA ka vendosur një afat deri në 15 korrik të këtij viti për të plotësuar dokumentat, në rastë të kundër humbet pensionin prej 350 euro.
“Kriza e përgjithshme dhe e thellë që përjeton aktualisht Greqia, e ka renditur këtë ndër masat komplekse për kapërcimin e situatës dhe për t’i dhënë fund spekullimeve”, shprehet Qiqi, ish mësues.
Për të, pastrim i ri i listave do të prek mbi 50 përqind të përfituesve.
“Prej një viti skema e pensionit kanë ndryshuar. Vetëm një pjesëtar i familjes mund të përfitoj nga fondi i OGA-s”, shpjegon Qiqi, ndërsa nënvizon se pension nuk përfitojnë vetëm minoritarët, por të gjitha personat që kanë kombësi greke dhe kanë mbushur moshën.
Më tej, Qiqi thekson se ndryshimi i skemës së pensionit suplemetar ka ardhur edhe si presion i shtypit grek.
“Një shtetas i huaj me kombësi greke pothuajse e ka të pamundur të përfitoj pension suplemtarë, por qeveria greke ka toleruar qëllimisht në këtë pikë”, thuhet në gazetën “To Dhima”, dy muaj më parë.
Po e njëjta gazetë ngren një tjetër pikëpyetje me plotësimin e dokumetacionit, pasi, sipas tyre, është tepër e vështirë të plotësosh kriteret kryesore.
“Nga fondi i pensionit suplementar duhet të përfitojnë vetëm individët që jetojnë në fshat, por është konstatuar se 30% e minoritarëve jetojnë në qytet”, shton “To Dhima”.
Ndërkaq, OGA nëpërmjet faqes së internetit http://www.oga.gr., bën të ditur se dorëzimi i të gjithë dokumentacionit është parakusht për vazhdimin e marrjes së pensionit të dhënë nga shteti grek.
“Çdo aplikim i ri për pension të personave që kanë mbushur moshën do të kërkojë domosdoshmërisht kartën e identitetit grek lëshuar nga policia, ndërsa afati i dorëzimit është shtyrë nga 5 maj në 15 korrik”, thuhet në komunikatë.
Artion Berberi, ekonomist, mendon se pensionet suplementare për shtetasit që jetojnë larg Greqisë kanë qenë katastrofike për shtetin fqinjë.
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që një individë të përfitoj pension pa kontribuar më parë në skemën e sigurimeve shoqërore. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në Greqi”, pohon Berberi.
“Pensione suplementare greke nuk kanë asnjë ndryshim me ish firmat piramidale të 1997”, shton ai.
Berberi thekson se këto pensione kanë favorizuar banorët jugor të ndryshojnë kombësinë nga shqiptar në grek.
“Shqipëria ka përfituar ekonomikist, por ka ndarë pabarazinë e standardit të jetës për moshën e tretë në jug të vendit”, thotë Berberi, duke nënkuptuar se qeveria greke dashje apo padashje ka favorizuar diskriminin midis banorëve vendas me banorëve me kombësi greke.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s