Reportazh / Gjirokastër, qarku që përfaqësohet vetëm me dy gra në zgjedhjet lokale

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Fatbardha Idrizi e ka filluar karrierën e saj duke dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Çajupi”, në qytetin e Gjirokastrës. Sot, prej 16 vitesh ajo administron një “Qendër Komunitare Multifuksionale”, me objektiv mbështjetjen e grave në vendimmarrje, në jug të vendit. “Koha kërkonte ndryshim tek gjithësecili prej nesh. Këtu e 16 vjet më parë, roli i grave në komunitet ishte e vakët”, shprehet Fatbardha, ndërsa nënvizon se aktualisht roli i gruas në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore është vendimtare.
Për të, zgjedhjet lokale të 8 majit janë një shans i mirë për të gjitha gratë, pasi, siç thotë ajo, “tashmë ato kanë në dorë fatin e tyre”.
“Sivjet vetëm dy gra, njëra në Bashkinë e Memaliajt dhe tjera në komunën Fshati Memaliaj, kandidojnë për zgjedhjet e 8 majit, ndërsa në 30 njësi të tjera vendore në qarkun e Gjirokastrës kandidojnë burrat”, shprehet Fatbardha, nëna e dy fëmijëve.
Sipas saj, si PD-ja dhe PS-ja janë treguar “kërnacë” në përzgjedhjet e kandidatëve gra, pavarësisht se Kodi Zgjedhor parashikon minimumin prej 30% të pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.
“Të shpresojmë që ky defiçit të kompesohet në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak apo komunar, kjo në dobi të barazisë gjinore”, specifikon Fatbardha.
Fatbardha tregon se prej dy javësh “Qendra Komunitare Multifunksionale”, e mbështetur nga UN Women (Fondi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë) dhe Ambasada Holandeze, po zbaton në terren projektin “Po! Ne mundemi”.
“Ky projekt ka si objektiv të sensibilizojë femrën shqiptare të votojë pa hezitim të gjitha kandidatet, pasi prania e gruas në vendimmarrje garanton të drejta gjinore”, sqaron Fatbardha.
Më tej, Fatbardha thekson se në qarkun e Gjirokastrës pjesëmarrja e gruas në struktura vendimmarrëse në nivel lokal është e ulët.
“Ky “defekt” s’duhet kuptuar asnjëherë si një luftë ndaj burrave, por si një rregullator që ndihmon për ecjen tonë të përbashkët”, shprehet Farbardha.
“Ato dhe ata sëbashku mund ta çojnë shoqërinë tonë tonë përpara”, shton ajo.
Ka ardhur koha, vijon Fatbardha, që gratë të prezantohen të barabarta në politikë, ekonomi dhe vendimmarrje, në të gjitha nivelet.
Sipas saj, ky projekt parashikon të përgatisë gratë të hedhin votën pa u ndikuar nga asnjë forcë politike.
“Ne duhet të jemi në tryezat e vendimmarjes që nga familja deri në komunitet. Kur gratë janë në pushtet dinë ta përdorin mirë atë. Nga kjo përfitojnë të gjithë”, mendon Fatbardha.
Ermonela Ruspi, pedagoge e gjeografisë humane në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në studimin e saj “Familja dhe të Drejtat e Grave në sistemin kushtetues shqiptar (1946-1998)”, thotë se gruaja gjatë dekadave të fundit ka fituar shumë të drejta, por duhet theksuar se ka vend për përmirësimin e tyre.
“Gruaja në Shqipëri ka njohur një shkallë të lartë evoluimi, kjo falë dhe ligjeve që janë miratuar në favor të tyre”, shprehet Ermonela.
Sipas saj, ndonëse gratë përfaqësohen në një shkallë të ulët në jetën parlamentare, përfaqësimi i grave si kandidate për organet e qeverisjes vendore në zgjedhjet lokale të 8 majit është tepër e ulët, ndaj del e nevojshme ndërmarrja e hapave konkretë për përmirësimin e kësaj gjendjeje.
“Gratë kanë mundësi të ngjiten në poste të rëndësishme politike, shoqërore dhe ekonomike, sidomos në zonat rurale, por nuk stimulohen nga forcat politike”, vijon Ermonela.
Si rrugëdalje për realizimin e të drejtave dhe lirive të grave në ditët e sotme, specifion Ermonela, shihet marrja e masave të gjithanshme, duke krijuar mundësi reale për të siguruar mjetet e domosdoshme për ekonominë familjare, si dhe një ndarje e drejtë e punëve brenda familjes, midis burrit dhe gruas.
“Në jetën politike dhe shoqërore ekzistojnë hapësira, por këto duhet të jenë më të mëdha për  rritjen e rolit të grave në të, si në arsim, shëndetësi, kulturë etj., kërkesa që i paraqet dhe Deklarata e Konventa e OKB-së për barazinë e gruas me burrin”, përfundon Ruspi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s