Reportazh / Gjirokastra, qyteti që kërkon disiplinimin e ujëra të zeza dhe ujë të pijshëm 24 orë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej një muaj, të paktën 15 familje të pallatit të lagjes “Grancie” të qytetit të Gjirokastrës janë “pushtuar” nga ujërat e zeza dhe kjo gjendje, sipas banorëve, nuk ka ndryshuar as tani. “U çmendëm, nuk guxojmë të dalim e të hyjmë nga pallati, nuk guxojmë të hapim dritaret se na mbyt era e keqe, na mbytin mushkonjat. Erdhën para ca ditësh, bënë sikur e rregulluan, po asgjë nuk bënë. Tani po ngrohet koha. Do na shpërthejë ndonjë epidemi”, thotë e revoltuar Nexhmija G., 66 vjeçe, pensioniste.
Nexhmija tregon se ujërat e zeza prekin çdo lagje të Gjirokastrës, pasi shpërthimet janë kudo, sjellin shqetësime për banorët, ndërsa ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve nuk ka fonde për të përballuar këto situata.
“Jemi ankuar pranë Bashkisë së Gjirokastrës, por deri tani asgjë nuk kanë bërë për të riparuar defektin”, shprehet Nexhmija, mësuese në pension.
Sipas saj, ndërtimet e reja që po ngrihen pranë zonës së Gërhotit, rreth 2 km larg Gjirokastrës, kanë dëmtuar kanalizimet e ujëra të zeza.
“Pushteti vendor hesht përpara këtij fakti. Asnjë person zyrtar nuk është në gjendje të disiplinoje këtë katrahurë që e ka “kultivuar” vetë Bashkia e Gjirokastrës”, mendon ajo.
Ndërkaq, drejtuesit të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve shprehen se projekti për përmirësimin e situatës në lagjen “Granicë” është gati, por mungojnë fondet.
“Qysh prej vitit 2006, ndërmarrja e ujësjellësit është në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës. Gjatë këtyre viteve po hasim në vështirësi financiare, pasi konsumatorët nuk e paguajnë rregullisht tarifën e shërbimit. Kjo na ka kushtëzuar për të ndërmarrë një “operacion të gjerë” për të disiplinuar kanalizimet e ujërave të zeza”, thotë një specialist, i cili preferoi të ngelet anonim.
Flamur Bime, kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen” për Bashkinë e Gjirokastrës, i mandatuar dy herë radhazi si kryebashkiak, e vlerëson shqetësimin e banorëve të lagjes “Grancisë” dhe premton se ky problem do të marrë rrugën e zgjidhjes brenda kësaj jave.
“Kanalizimet e ujërave të zeza në lagjen “Granicë” janë dëmtuar nga ndërtimet pa kriter. Pothuajse çdo themel është ngritur mbi kolektorë, gjë që ka sjellë këtë situatë të papranueshme për pushtetin vendor”, shprehet Bime.
Sipas tij, kjo situatë do të marrë fund gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm, fal një projekti që do të ndërmarrë kompania gjermane KFW, me një fond prej 6 milionë euro.
“Bashkia e Gjirokastrës i ka ofruar kompanisë të gjitha lehtësitë dhe brenda këtij viti nis investimi për disiplinimin e ujëra të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë, si dhe vendosja e sahatëve matës në të gjithë qytetin”, thote ai.
Ndwrsa, Genci Sinoimeri, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, përfaqësues i LSI-se, rivali i drejtpërdrejtë i Bimes, mendon se situata është shkaktuar nga vetë pushteti vendor.
Disa vite më parë, kujton Sinoimeri, ishte vet Bashkia e Gjirokastrës që kërkonte privatizimin e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime, me justifikimin e mirëadministrimit, por sot situata paraqitet mjerane.
“Mbaj mend që një konsumator gjirokastrit kishte paguar rregullisht tarifën e shërbimit në bankë. Në një ditë të bukur, punonjësit e ujësjellësit i prerë furnizimin e ujin e pijshëm padrejtësisht, pasi ky institucion nuk kishte verifikuar prej dy vjetësh numrin e llogarisë”, tregon Sinoimeri.
Ai thotë se tarifa e shërbimit është e lart, e paargumentuar dhe abuzive. “Në Greqi një konsumator paguan mesatarisht 10 euro në muaj, ka 24 orë ujë të pijshëm, shërbim cilësor dhe kanalizime të disiplinuara, ndërsa në Gjirokastër ky shërbim kushton 5 euro (rreth 700 lekë), ka 45 minuta ujë të ditë dhe shërbim skandaloz”, specifikon Sinoimeri, ndërsa shton se “në Gjirokastër konsumatorët duhet të paguajnë tarifë të dyfishtë, një për ndërmarrjen dhe një për Bashkinë”.
Sipas tij, kjo ndërmarrje urgjentisht duhet “kuruar”, pasi Gjirokastra dhe gjirokastritët nuk e meritojnë këtë shërbim të dobët.
“Në asnjë vend të botës nuk gjen një rast që një ndërmarrje shtetërore pas privatizmit të trefishoje numrin e punonjësve. Në fakt, Gjirokastra bën përjashtim. Ka ardhur koha që ky institucion të “vetë- shërohet”, të bëhet elastikë, si dhe të rrise performacën e saj në dobi të konsumatorët”, përfundon Sinoimeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s