Zgjedhjet / Aliko: “Lazarati, një komunë për të gjithë”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dashnor Aliko, kryetari në detyrë i komunës së Lazaratit, ishte 30 vjeç në vitin 1987 kur refuzoi postin e zv/ministrit të Bujqësisë. Sot ai kandidon për herë të tretë me koalicionin e djathtë “Aleanca për Qytetarin” për kryetar i kësaj komune në periferi të qytetit të Gjirokastrës. Aliko tregon se Partia e Punës e la një muaj pa punë, pasi ai nuk pranoi të ishte pjesë e sistemit komunist.
“Ndihem krenar për atë veprim që kam bërë atëherë, siç ndihem i mrekulluar sot që kam kontribuar për zhvillimin ekonomik në komunën e Lazaratit”, rrëfen për ATSH-në Aliko.
Ai thotë se tashmë Lazarati ka një plan zhvillimi, miratuar shtatë vjet më parë, e ndarë në tre faza, që përfshijnë ndërtimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e përgjegjëshmërisë dhe standardit të jetës dhe krijimi i sa më shumë vendeve të reja të punës.
“Vitet e fundit në Lazarat janë kultivuar 40 hektar vreshta dhe 20 hektarë frutore”, shprehet Aliko, ndërsa nënvizon se tashmë kjo komunë disponon njerëz të kualifikuar, si në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, ashtu dhe në sektorin e zhvillimit.
“Investimet që do të kryen në këtë fushë, do të rrisin më shumë numrin e vendeve të punës në trajtimin bashkëkohor të të imtave (dele, dhi) dhe gjedhit”, shton ai.
Aliko thekson se shumë të rinj nga Lazarati studiojnë në shkolla profesionale, ndërsa komuna mbulon financiarisht me bursa disa studentë.
“Kam besim se ata (studentët) do të dashurohen në profesionin e tyre, për të ndërtuar në Lazarat biznesin e tyre”, mendon Aliko, babai i tre fëmijëve.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” tregon se vitet e fundit infrastruktura e brendshme rrugore e komunës ka ndryshuar si nata me ditën, gjë që ka sjellë një hov në zhvillimin ekonomik, si dhe ka rritur standardin e jetës.
“Në çdo mandat kam ecur me një projekt plan. Personalisht në dy mandatet e kaluara jo vetëm që kam realizuar premtimet, por kam bërë më shumë”, specifikon Aliko, ndërsa shton se Lazarati ka ende për të bërë, siç është ndërtimi i dy urave mbi lumin Suhë dhe Drino, bonifikimi i 630 hektarë nën ujë, si dhe ndërtimin e një terreni sportiv dhe pallatit të kulturës që do të shërbejë për 800 të rinjtë.
Në fund të intervistës, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Dashnor Aliko, flet dhe për kundërshtarin e tij të drejtpërdrejtë, kandidaten e koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”, Republika Kazma, ish- pjesëmarrësja e spektaklit “Big Brather 2″, organizuar nga Top Channel.
“E vlerësoj kandidaten për kurajon që ndërmori për të konkurruar ndaj meje. Kjo tregon civilizimin ku ka arritur komuna e Lazaratit”, thotë shkurt Aliko, duke nënkuptuar se pjesëmarrja e gruas në proçesin e vendimmarrjes është një domosdoshmëri për të çuar më tej barazinë gjinore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s