Reportazh / Gjirokastra, qyteti pa masa sigurie nga fatkeqësitë natyrore

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Rreth dy vjet më parë, teqeja në lagjen “Zinxhira”, rreth 2 km larg Gjirokastrës, u përpij nga fjalët e zjarrit, fatmirësisht pa të plagosur. “Ishin me fat, pasi e gjithë godina dykatësh u përfshi nga flakët  për dy minutav dhe fatkeqësisht nuk ngeli asnjë mbi tokë, përveç gërmadhësh”, tha Estrefi nga Lazarati, një besimtar.
Sipas tij, teqeja shumëshekullore u dëmtua tërësisht, u dogjën afresket, si dhe humbi lavdinë e dikurshme.
“Ky incident nuk ka për të ndodhur kurrë më, pasi gjatë rikonstruksionit të saj, u vendosën pa hezitim të gjitha masat e sigurisë antizjarrë”, tregon Estrefi.
Gjatë dy dekadave të fundit, në qytetin e Gjirokastrës janë ngritur kuturu objekte shumëkatëshe banimi.
Deri tani, asnjë firmë ndërtimi nuk ka parashikuar të ndërtoj qoftë dhe një shkallë shpëtimi në rastë fatkeqësie.
Lefter Qiriqi, shef i Policisë së Mbrojtjes dhe e Shpëtimit (PMSH) pranë Prefekturës së Gjirokastrës, e vlerëson situatën shumë shqetësuese, pasi, siç thotë ai, asnjë institucion shtetëror apo privat në rang qarku nuk ka investuar një qindarkë të vetme për të mbrojtur jetën e komunitetit nga zjarrit apo tërmeti.
“Ligji “Për mbrojtjen nga fatkeqësinë natyrore” ekziston, por nuk zbatohet”, shprehet Qiriqi.
Për të, përgjegjësia bie tek pushteti vendor, pasi asnjë institucion i rëndësishëm publik nuk ka vendosur qoftë dhe një bombol gazi zjarrfikës.
Sipas tij, të gjitha institucionet e arsimit paraunivesitarë në rang qarku mungojnë shkallët e shpëtimit, nuk ka bombol antizjarr, si dhe mungon trajtimi i duhur i mësuesve.
“Çdo fillimvit akademik i kemi kërkuar pushteti vendor vendosen e masave antizjarrë, kanë refuzuar për munges fondesh”, specifikon Qiriqi, ndërsa shton se spitali rajonal “Omer Nishani” i Gjirokastrës dhe Albtelekomi kanë ndërmarrë masa parandaluese.
Flamur Bime, kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”, dy herë rradhazi kryetar i bashkisë së Gjirokastrës, thotë se ky problem është neglizhuar nga pushteti vendor, por premton se kjo situatë do të marrë fundi qysh këtë vit.
“Siguria e jetës do të jetë prioritet për pushteti vendor gjatë mandatit tim të ardhshëm, sidomos për institucionet të rëndësishme si janë shkolla, çerdhet, kopshtet dhe institucionet sociale”, thekson Bime.
Bime nënvizon se tashmë ka ardhur koha që të gjitha firmat e ndërtimit që ndërtojnë objekte banimi në Gjirokastër duhen të plotësojnë kushtet për sigurinë e jetës.
“Këto veprime janë bërë nga padituria dhe neglizhenca e firmave të ndërtimi. Me kalimin e kohës këto detaje të vogla, por jetike për jetën e komunitetit do të jetë prioritet për pushtetin vendor”, sqaron Bime.
Genci Sinojmeri, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”, kundërshtari i drejtpërdrejt i Bime për postin e kryebashkiakut të Gjirokastrës, shprehet se zjarri dhe tërmeti nuk kanë ngjyrë politike dhe pushteti vendorë nuk e ka zbatuar ligjin “Për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore”.
“Kush e ka penguar Bashkinë e Gjirokastrës të mos zbatoj ligjin, askush”, pyet dhe përgjigjen Sinojmeri.
Sipas tij, komuniteti ka të drejtë të kërkojnë sigurinë e jetës, por Bashkia e Gjirokastrës e ka trajtuar këtë problem si pronë private.
“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se pushteti vendorë është “solist” për sigurinë e jetës. Në të gjitha shkollat e ciklit parauniversitetar, në jug të vendit, nuk ekziston asnjë masë sigurie për jetën, madje nuk është bërë një studim i mirëfilltë për të identifikuar zonat me rrezikshmëri të lartë”, vijon Sinojmeri, ndërsa vijon kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë, pasi do të jetë vonë nesër.
Në fund, Sinojmeri sjell në vëmendje një ngjarje në Rusi, katër vite më parë, ku një godinë universitare u dogj dhe studentët u hodhën nga dritarja për të shpëtuar jetën, por fatkeqësisht u shtua më shumë numri i të viktimave, për shkak të mungesë së shkallës së shpëtimit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s