Reportazh / Gjirokastra, fytyra reale kundër diskriminimit social

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Klejda Ngjela, sociologe pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, vizitoi një javë më parë Gjirokastrën për të verifikuar nëse ekzistonte diskriminimi midis komuniteteve të ndryshme në jug të vendit. Ajo thotë se gjatë inspektimit është përballuar me këtë fenomen, por diskriminimi nuk është shumë i theksuar si në disa zona të tjera të vendit.
“Diskriminimi ka ekzistuar qysh herët në historinë e njerëzimit. Sa i vjetër është si fenomen, po aq i larmishëm është në shumëllojshmërinë e shfaqjes së tij”, shprehet Klejda.
Sipas tij, klima sociale, politike dhe akademike ndikon në rritjen apo në uljen e tendencave për shfaqjen e sjelljeve diskriminuese në një shoqëri të caktuar.
“Mungesa e kohezionit social dhe e kujdesit për të gjitha grupet apo shtresat e një shoqërie përbën një element të rëndësishëm që prodhon diskriminim”, vijon Klejda.
Për të, diskriminimi social ka shumë përkufizime, të cilat derivojnë nga këndvështrime të ndryshme, të cilësuar si “më të fortë” kundrejt grupit që cilësohen “më të dobët”.
“Në jug të vendit ky diskriminim ekziston me ‘doza’ të lehtë, sidomos në zonat ku ekzistojnë komunitete të ndryshme kulturore”, thtoë Klejda.
Spiro Poçi, kryetar i Shoqatës për kulturën vllahe në Gjirokastër, nuk pajtohet me mendimin e sociologes Klejda Ngjela.
“Nuk mund të themi se vllehët diskriminohen në Shqipëri. As që mund të zihet në gojë një shprehje e tillë”, thotë Poçi.
Sipas tij, vllehët janë qytetarë të denjë të këtij vendi, me kontributin e tyre në themelet e shtetit shqiptar.
Poçi e shikon problemin nën një këndvështrim tjetër.
“Paragjykime dhe diskriminime nuk janë vetëm midis maxhorancës dhe minorancës. Vllehët njihen në Shqipëri si një komunitet etnolinguistik. Ky komunitet, përveç të përbashkëtave me popujt ku bashkëjetojnë, kanë edhe veçoritë e tyre si historia, gjuha, traditat, që i spikasin atë si të veçantë”, shprehet Poçi, kryeredaktori i gazetës së përmuajshme vllahe “Farsarotur”.
“Historinë tonë do ta shkruajnë vetë vllehët dhe jo të na paragjykojnë të tjerët”, specifikon ai.
Poçi nënvizon se vllehët flasin një gjuhë të veçantë, që i dallon nga të tjerët.
“Ne jetojmë në harmoni në Shqipëri dhe i takon shtetit shqiptar ta mbrojë këtë gjuhë. Ajo është pasuri e këtij vendi”, mendon Poçi, ndërsa sugjeron se hapja e shkollave verore, me mbështetjen e qeverisë, do të ishte një kontribut i madh për shpëtimin e gjuhës dhe kulturës vllahe.
Poçi mendon se në jug të vendit nuk ekziston diskriminimi entik, por ato manipulohen nga shoqata jofitimprurëse për të përfituar fonde nga donatorët.
“Për mendimin tim, ndërtimi i një shkolle të veçantë në lagjen “Zinxhira” për romët është diskriminim. Ky komunitet nuk ka pse të arsimohet i veçuar, por të integrohen bashkë me fëmijët e tjerë”, pohon Poci, ndërsa nënvizon se vllehët në jug të vendit shquhen për shkencat ekzakte dhe një pjesë e mirë e këtij komuniteti ka në dorë administrimin e financave të shtetit dhe kompanive të mëdha private që operojnë në Gjirokastër.
“Tregu i punës, në jug të vendit, është i hapur për të gjithë, mjafton të jesh i aftë profesionalisht, ndërsa përkatësia entokulturore është në plan të dytë”, përfundon Poçi.

Advertisements

2 Komente

  1. Shkelqyer zoti Telnis. Ju jeni nje gazetar i talentuar, qe dini mire ku ta vini theksin, ne problemet shqetesuese, qe kane minoritetet. Realiteti nepermjet argumentave, rrezon propoganden e rreme, qe bejne disa shoqata per perfitime projektesh.
    Miqesisht Spiro.

  2. Minduiescu ca Arbinishia prindi s’agiuta Armânjii sa-sh tsana limba ca una aveari tsi nu lipseashti su keara. Armanjii suntu parti ditu patrimonlu a cratlui arbinezu sh aesta prindi s-hiba bagata tu constitutsii. Tuts giurnalishtsa ditu Arbinishii lipseashti a-andrupasca aesta idhei. Bravo Telnis, ama va nidzeari malargu.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s