Reportazh / Gjirokastra, qyteti i “etur” për një plan urbanistik

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Fundjava e kaluar ishte e vështirë për 1500 studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Një automjet nga Tirana ishte parkuar “aksidentalisht” në portën kryesore të universitetit, gjë që solli vështirësi në lëvizjen e studentëve.
Elidon Ajazi nga Saranda, student i ekonomikut, viti i dytë, thotë se ajo që ndodhi në fundjavën e kaluar nuk ishte një marrëzi e shoferit, por mungesa e planit urbanistik nga ana e pushtetit vendor.
“E kapërceva portën si majmun, pasi nuk kisha rrugë tjetër për të shkuar në auditor”, shprehet si.
Sipas tij, urbanistët janë strategë, që parashikojnë zhvillimin e qytetit nga 25 deri në 50 vjet të ardhshme.
Në fakt, shton Elidoni, urbanistët kanë gabuar, pasi në lagjen “18 shtatori”, ku lëvizja e njerëzve është e lartë, kanë projektuar një trotuar 40 centrimetra, sidomos në drejtim të Universitetit.
“Është e pafalshme! Rreth stadiumit të qytetit është ndërtuar një trotuar i ngushtë për këmbësorë, ndërsa automjetet lëvizin me vështirësi”, tregon ai.
Për të, kjo situatë është e papranueshme dhe tepër shqetësuese për jetën studentëve dhe kombësorëve.
“Kemi frikë të ecim në trotuar. Jetët tona varen në fije të perit dhe në shumë raste trotuaret zaptohen nga automjetet”, shpreh ai shqetësimin e tij.
Flamur Bime, kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen” për Bashkinë e Gjirokastrës, dy herë rradhazi fitues, e vlerëson shqetësimin e studentit.
“Plani urbanistik rreth stadiumit të qytetit nuk është studiuar mirë nga urbanistët. Këtë shqetësim e ka ndeshur qysh prej vitit 2000, si qytetar dhe tashmë është tepër vonë të ndërhyjmë për të rregulluar “defektin”, pasi atje kanë ngritur pallate shumëkatëshe”, shprehet Bime.
Bime, me profesion inxhinier ndërtimi, kujton se 11 vjet më parë, firmat e ndërtimit dhe urbanistët e atëhershëm të bashkisë nuk e kanë menduar mirë zhvillimin e zonës rreth stadiumit.
“Dikur, kjo zonë ishte tokë e “vdekur”, sot është mbipopulluar, urbanizuar dhe zhvilluar. Kemi menduar të projektojmë një plan të ri urbanistik për këtë zonë, por mendoj se është tepër vonë. E keqja tashmë është bërë”, pohon Bime.
Ndërsa, Genci Sinojmeri, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Gjirokastrës, rivali i drejtpërdrejtë i Bimes, thotë se ajo çfarë ka ndodhur rreth stadiumit është një turp për qytetin dhe qytetarët.
“Gjirokastritët me të drejtë kërkojnë një plan urbanistik të mirëfilltë, por pushteti vendor asnjëherë nuk është treguar transparent me taksapagusit”, shprehet Sinojmeri, ndërsa nënvizon se urbanistët duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për ekzistencën e qytetit.
“Në fshatin “Andon Poçi”, rreth 7 km larg Gjirokastrës, trotuaret kanë hapësirë dhe rrugën janë të gjera, ndërsa në lagjen “18 shtatori” ndodh e kundërta, trotuare dhe rrugë të voçka, ndërsa numri i popullsisë 20-fish më i lartë”, specifikon Sinojmeri.
Më tej, ai thote se plani urbanistik është masakruar nga pushteti vendor gjatë shtatë viteve të fundit, nuk gjen një kënd lojrash për fëmijë, lulishte, hapësirat e gjelbëra, madje mungon dhe ndriçimi.
“Brezi i ri rritet vetëm në rrugë, pa njohur pjesën më të bukur të kulturës gjirokastrite. I gjithë qyteti është i njohur në këto shtatë vitet e fundit me “filozofinë e pallateve” pa fund, duke zaptuar sheshet e lira e duke betonizuar qytetin e gurtë”, përfundon Sinojmeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s