Gjirokastër: Media lokale, pasqyrim qytetar të fushatës zgjedhore

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Pesë ditë më parë, një subjekt politik që garon për Bashkinë e Gjirokastrës, ka larguar kameramanin e stacionit televiziv publik lokal TVGJ, me pretendimin e mungesës së gazetarit. Ëngjëllush Serjani, kryetari i Ligës së Gazetarëve të Jugut, e vlerëson këtë incident si të paprecedent, emocional dhe fyes.
“Është një sjellje aspak etike që ka shkaktuar indinjatë dhe diskutime në radhët e gazetarëve në jug të vendit”, shprehet Serjani, ndërsa nënvizon se largimi i kameramanit nga konferenca e shtypit cënon rëndë Kodin e Etikës së Medias.
Ai thekson se komunikimi midis medias dhe subjekteve politike duhet të jetë korrekte, parimore dhe dinjitoze, kjo në dobi të paanësisë.
Sipas tij, fushata elektorale sjellë natyrshëm emocione të forta nga të dyja kampet politike, por kjo nuk e justifikon indicentin e pesë ditëve më parë.
“Në vend i biesh gomarit, i bie samarit”, thotë shkurt Serjani, duke nënkuptuar se gazetarët janë qënie njerëzore, edhe mund të gabojnë, por kjo nuk do të thotë të bësh “të fortin” me ta.
“Gazetarët gjirokastritë dinë të respektojnë maksimalisht parimet e informimit të paanshëm, kjo fale përvojës së tyre shumëvjeçare”, specifikon Serjani, ndërsa shton se numri i gazetarëve gjatë fushatës elektorale është i kufizuar dhe, pothuajse e bën të pamundur të mbulosh 100 për qind takimet e kandidatëve me elektoratin.
Prej shtatë vjetësh, në qytetin e Gjirokastrës transmetojnë valë televizive tre kanale lokale, dy private dhe një publike, filiali i TVSH.
Aristotel Petro, administratori i radiotelevizioni lokal “Alpo”, tregon se zgjedhjet vendore janë shumë të vështira për t’u mbuluar nga gazetarët, kërkojne shumë burime njerëzore, si dhe staf të kualifikuar.
“Është vështirë të mbulosh 32 njësi vendore në qarkun e Gjirokastrës. Nga ana tjetër, televizioni nuk pranon kaseta të gatshme nga forcat politike, pasi ato nuk janë profesionale dhe të dëmshme për aparaturat e transmetimit”, shprehet Petro.
Sipas tij, forcat politike kërkojnë avantazhe ndaj kundërshtarit, ushtrojnë presion ndaj gazetarit, si dhe kërkojnë minutazhe të tejzgjatur.
“Një kandidat i mençur mund ta japë mesazhin e tij me tre fjalë, por stafet elektorale nuk kanë përvojë dhe mundohen ta “transportojnë krizën” tek gazetarët”, mendon ai.
Ndërsa, Oriana Çenko, bashkëadministratorja e televizionin lokal “Channel 7”, specifikon se media ka një rol të rëndësishëm gjatë fushatës elektorale.
“Është e vërtetë që media e manipulon lehtë publikun, por kjo varet kryesisht nga gazetari”, thotë Çenko, ndërsa nënvizon se media lokale ka koeficent të lartë të bëhet “preh” ndaj një forcë politike, për shkaqe ekonomike.
“Presioni është i pranishëm kudo, por gazetarët dinë të përballojnë kërcënimet dhe t’i dalin për zot situatave të nxehta”, specifikon Çenko.
Për të, fushata elektorale është fitimprurëse nga ana ekonomike, por asnjëherë nuk e ka çeluar edicionin e lajmeve me kandidatët.
“I kam dhënë vendin e duhur fushatës elektorale, pa u larguar nga problemet e komunitetit”, pohon Çenko, ndërsa shpreh keqardhje se ende nuk kuptohet roli i medias lokale në fushatën elektorale, sidomos në zgjedhjet vendore.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s