Reportazh / Gjirokastra: Bashkia me transparencë të “kyçur”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Naxhi Mamani, ish-pedagog i ekonomikut pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, dikur ka tentuar kryeje një studim të hollësisht lidhur më menaxhimin e taksa vendore. Ai thotë se ishte e pamundur të kryeje një studim të plotë, pasi pushteti vendor është nuk është edukuar të bëj tranparentë lekët që administron.
“Asnjë gjirokastrit nuk di saktësisht sa është buxheti financiar i Bashkisë së Gjirokastrës, si menaxhohen dhe ku “derdhen” taksat e tyre”, shprehet Mamani.
Sipas tij, taksapaguesit kanë të drejtë të informohen, por një praktikë e tillë nuk aplikohet nga pushteti vendor për shumë arsye.
“Fatkeqësisht, në Gjirokastër mungon kultura e llogaridhënies nga pushteti vendor, ndërsa taksapaguesit janë indiferentë”, specifikon Mamani.
Për të, transparenca është një domosdoshmëri, sjellë kthjelltësi tek taksapaguesit, si dhe edukon ata për të paguajtur çdo taksë vendore.
“Mbi 95 përqind e gjirokastritëve nuk dinë pse paguajnë taksë, sa paguajnë më muaj dhe ku shkojnë këto të ardhura”, pohon Mamani, ndërsa nënvizon se pushteti vendorë duhet të jetë vetë i interesuar të aplikojnë një praktikë të tillë, pasi kjo sjellë ndërgjegjësim e taksapaguesve, shton të ardhurat në arkën e buxhetit bashkiakë, si dhe krijon politika sociale të barabarta për të gjithë.
Flamur Bime, kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen” për bashkinë e Gjirokastrës, dy herë rradhazi fitues, e vlerëson si domosdoshëri transparencës, pasi, siç thotë ai, “kjo praktikë e shëndosh pushtetin vendor”.
“Kemi tentuar disa herë të bëjmë transparente fondin e bashkisë, por kemi dështuar, pasi taksapaguesit ende nuk janë edukuar me një proces të tillë”, shprehet Bime.
Ai thotë se një rol të rëndësishëm në këtë proces duhet ta luaj edhe media, por fatkeqësisht mungojnë njerëz të kualifikuar.
“Një taksapagues me arsim të ulët nuk i kupton shifrat, por duhet burime njerëzore të kualifikuar që këto formula t’i “përktheje” me një fjalor praktik, që ta kuptoje dhe një shitës qumështi”, sqaron Bime.
Ndërsa, Genci Sinojmeri, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Gjirokastrës, rivali i drejtpërdrejt i Bimes, thotë se pushteti vendor e ka neglizhuar qëllimisht transparencën, me qëllim për të abuzuar me fondet e taksapaguese.
“Unë jam vet taksapagues, por asnjëherë nuk jam informuar pse e paguaj taksën, ku shkojnë dhe çfarë bëhet me to”, pyet Sinojmeri, ekonomisht.
Sipas tij, gjirokastritët nuk dinë kush janë taksat dhe kush janë tarifat.
“Kjo është e pafalshme, tendencioze dhe aspak dinjitoze. Qytetarët gënjehen kur bashkia investon në një rrugë. ‘Bravo’ thonë taksapaguesit, por nuk e kuptojnë se janë ata që kanë paguajtur dhe jo pushteti vendor”, sqaron Sinojmeri.
Sipas tij, transparenca me publikun është një detyrim për Bashkinë e Gjirokastrës dhe jo lëmoshë.
“Personalisht dua të di ku shkojnë taksat, çfarë bëhet me to dhe sa është kostoja e një rruge. Në fakt, kjo praktikë nuk ke ekzistuar. Është për të ardhur keq”, përfundon Sinojmeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s