Reportazh / Gjirokastër, qyteti ku fëmijët marrin dije në kushtet të vështira

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Dy muaj më parë, drejtori i drejtorisë rajonale arsimor për qarkun e Gjirokastrës, Arjan Pano, u detyrua t’i vendoste drynin shkollës 9-vjeçare në lagjen “Zinxhira” për shkak të infrastrukturës së dobët.
Ai thotë se ky ishte vendimi më i vështirë që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore, pasi transferimi i nxënësve nga një shkollë në tjetrën kërkon burime financiare.
“Mbaj mend që prindërit e fëmijëve u revoltuan me të drejtë për këtë vendim, megjithatë ata ishin të ndërgjegjshëm për kushtet mjerane të shkollës”, shprehet Pano, ndërsa nënvizon se godina njëkatëshe prej pesë vjetësh ishte “harruar” nga Bashkia e Gjirokastrës.
Sipas tij, çatia ishte “shpuar”, dritaret ishin pa xhama, ndërsa kushtet higjieno-sanitare lenin për të dëshiruar.
“Në kushte të tilla asnjë prindër nuk do të pranonte të dërgonte fëmijën në shkollë”, shton Pano.
Për të, fajtor është pushteti vendor, i cili nuk ka menduar asnjëherë që në lagjen “Zinxhira”, rreth 2 km larg Gjirokastrës, ekziston një mjedis shkollor.
“Të marrësh dije në kushte mjerane në vitin 2011është e papranueshme”, thekson Pano, ndërsa nënvizon se ky shqetësim i është përcjellë dhe pushtetit vendor, i cili ka heshtur.
Flamur Bime, kryetar i bashkisë prej dy mandatesh dhe kandidat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për Bashkinë e Gjirokastrës,  thotë se këto “defekte” kanë ardhur si pasojë e buxhetit të pakët nga pushteti qëndror.
“Personalisht, jam i interesuar që fëmijët të arsimohen në kushte sa më të mira, por ndihemi të pafuqishëm të rikonstrukturojmë njëherësh 11 shkolla, 8 të ciklit 9-vjeçar dhe 3 të arsimit të mesëm”, shprehet Bime.
Ai thekson se infrastruktura në disa shkolla është përmirësuar ndjeshëm, por fatkeqësisht ndihet mungesa e sistemit të ngrohjes, pasi duhen fonde të mëdha.
“Projektet janë gati dhe presim bashkëpunimin me pushtetin qëndror”, tregon Bime.
Ndërsa, Genci Sinojmeri, kandidat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për Bashkinë e Gjirokastrës, përfaqësues i LSI-së, mendon krejt ndryshe nga rivali i drejtpërdrejt, Flamur Bime.
“Kush e ka penguar Bashkinë të mos përmirësojë infrastrukturën e shkollave në qytet? Askush. Për mendimin tim është e pafalshme që fëmijët të mësojnë pa xhama dhe pa një çati mbi kokë”, pyet dhe përgjigjet Sinojmeri.
Ai e cilëson situatën problematike dhe kërkon që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për shëndetin e nxënësve.
“Veprimi i drejtorit të arsimit për të mbyllur shkollën në lagjen “Zinxhira” ishte i drejtë dhe fajtor për këtë është pushteti vendor”, thotë Sinojmeri, ndërsa thekson se në Gjirokastër nuk ekziston asnjë shkollë model ku taksapaguesit të mburren me të drejtë.
“Kemi mësues të shkëlqyer, por infrastrukturë të dobët. Të them të drejtën kam frikë të dërgoj fëmijët në shkollë, pasi siguria e jetës vlen për të dëshiruar”, përfundon Sinojmeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s