Reportazh / Gjirokastër: Posterat, strategjia për të fituar zemrat e elektoratit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Katër vjet më parë, në zgjedhjet vendore të vitit 2007, militantët e dy forcave politike PS-PD, u “copëtuan” me njërin-tjetrin se kush do të vendoste më shumë postera në vendet e dukshme në qytetin e Gjirokastrës.

Sherri degradoj deri në dhunë fizike, madje nuk munguan dhe kërcënimet me armë. Fatmirësisht, ndërhyrja e policisë ishte vendimtare, nuk pati të plagosur.
Këto incidente u dënuan nga të dy kandidatët e atëhershëm, secili në versionin e vet.
Sot, të dy kandidatët për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Bime, i koalicionin të majtë “Aleanca për të ardhmen” dhe Genci Sinojmeri, i koaliconin të djathtë “Aleanca për qytetarin”, duket sikur kanë rënë në “ujdi” të përbashkët me njërin-tjetrin, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në qytetin e gurtë.
Elidon Berberi, gazetar, e cilëson këtë “ujdi” një emacipim dhe respekt ndaj rivalëve politikë.
“Të zihesh fizikisht për posterat e kandidatëve në vitin 2011 është një papërgjegjshmëri”, specifikon Berberi.
“Jemi në krizë për lajme të tilla. Sivjet, në jug të vendit, nuk kemi raportuar asnjë ngjarje të tillë”, thotë me humor ai.
Sipas tij, në përgjithësi posterat janë vendosur në mënyrë të barabartë, ndërsa në zonën muzeale, në pjesën e sipërme të qytetit, nuk janë vendosur.
“Në lagjen “18 shtatori” kudo gjen të mure postera të vendosura shumëngjyrëshe, ndërsa në zonën muzeale nuk është vendosur asnjë”, pohon Berberi, ndërsa nënvizon se posterat janë të përkohshme, ndërsa jeta e qyteti vazhdon.
Për të, mosvendosja e posterave në zonën muzeale është një emacipim i forcave politike, që fasadat të mos kthehen në një “billborder”.
Ndërsa, Arjan Gjini, jurist, i cili ndjek bisedën, shton se posterat elektorale janë një domosdoshmëri për zgjedhësit.
“Gjirokastritët kanë të drejtë të njihen me programet e kandidatëve, t’i njohin ata me fytyrë, si dhe me slloganin e tyre elektoral”, thekson Gjini.
Gjini vlerëson se posterat elektorale të të dy kandidatëve janë realizuar bukur, me ngjyra të ndezura dhe me formate të ndryshme.
Nevila Miho, art-designer, i cilëson posterat e dy kandidatëve teknikisht arritje mjeshtërore. “Kandidati i koaliconit të majtë “Aleanca për të ardhmen” ka përdorur ngjyrën rozë të ndezuar dhe të pranueshëm për syrin e zgjedhësit.
Ndërsa, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për qytetarin” ka gërshetuar ngjyrën blu dhe të kuqe, sfond qytetin e Gjirokastrës, si dhe ka përdorur elementë të ndryshëm pa teprim”, shpjegon Nevila.
Sipas saj, të dyja posterat të kandidatëve “godasin” tek zgjedhësit, janë të kuptimplotë për masën e gjerë, përcjellin qartësisht mesazhin e tyre tek votuesi, si dhe ndikon në vendimin e zgjedhësve.
“Në pamje të parë, duket sikur posterat elektoral janë realizuar brenda 10 sekondave. Në fakt ka ndodhur e kundërta, kanë menduar gjatë, janë lodhur për të gjetur kohën, vendin dhe hapësirën e duhur”, sqaron Nevila.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s