Reportazh / Gjirokastër: KZAZ-ja “filtri” që “bekon” fituesin dhe humbësin nga pallati i sportit

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR- Pallati i Sportit në qytetin e Gjirokastrës ka filluar të rijetëzohet, pas një heshtje dyvjeçare.

Shtatë anëtarët, plus sekretari i Komisioni Zonal Administrativ Zgjedhor (KZAZ) nr. 25, kanë filluar punën për të mbikqyrur zgjedhet lokale gjatë dhe pas votimit të 8 majit.
Ermal Dhoska, kryetari KZAZ, thotë se deri tani procesi ka vijuar normalisht, përveç një “ngërci” që u shfaq përpara disa ditësh pas vendimit unanim të mori KQZ-ja për largimin e dy komisionerëve që kishin konflik të pastër interesi.
“Emrat e sekretarit dhe nënkryetarit të KZAZ numër. 25, figuronin në listën shumëemërore të këshilltarëve, gjë që solli papajtueshmëri në Kodin Zgjedhor”, specifikon Dhoska.
Sipas tij, kjo “anomali” nuk shkaktoi vonesa në zëvendësimin e tyre, pasi subjekti politik u tregua i gatshem të sillte emra të rinjtë, të lëna bosh.
Dhoska tregon se KZAZ-ja po përgatit të gjitha materialet zgjedhore, me përputhje me Kodin Zgjedhor, që procesi në 8 maj të vijoj normalisht. KZAZ-ja, vijon Dhoska, do të mbikqyrë 123 qendra votimi (QV), 27 në Bashkinë e Gjirokastrës, 3 në Bashkinë e Libohovës, 5 në Komunën Antigone, 11 në Komunën Cepo, 18 në Komunën e Dropullit të Sipërm, 17 në Komunën e Dropullit të Poshtëm, 3 në Komunën Lazarat, 8 në Komunën Lunxhëri, 5 në Komunën Odrie, 4 në Komunën Piçar, 6 në Komunën Pogon, 7 në Komunën Qendër Libohovë, si dhe 9 në Komunën e Zagorie.
Për të, ky proces është i rëndësishëm, pasi në rrethin e Gjirokastrës mendohet të votojnë 66630 zgjedhës, sipas listën përfundimtare.
“Të gjithë votuesit kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Kjo është demokracia”, nënvizion Dhoska.
Më tej, kryetari i KZAZ nr. 25 thekson se procesi është delikat, sidomos gjatë numërimit të votave. “Për herë të parë, të gjithë kandidatët fitues apo humbës do të dalin nga pallati i sportit”, shprehet Dhoska, ndërsa shton se ky proces kërkon përqëndrim dhe qetësi.
“Ky proces do të jetë transparent, i monitorueshëm nga kandidatët rivalë, shoqëria civile, OSBE-ODIHR dhe media”, pohon Dhoska.
Ai siguron se procesi i numërit të votave nuk do të nise pa ardhur dhe kutia e fundit.
Sipas tij, Zagoria është komuna më “problematike” për shkak të largësisë nga Gjirokastra.
“Për këtë arsye, KZAZ-ja ka marrë masa të rrepta dhe ka kërkuar ndihmën e forca politike të tregohen korrektë për mbarëvajtjen e këtij procesi”, thotë Dhoska, ndërsa nënvizon se asnjë kuti votimi nuk do të merret në dorëzim nga KZAZ-ja, pa praninë e kryetarit, sekretarit dhe punonjësi të rendit që është caktuar pranë QV.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s