Portret / Flamur Bime: Kryebashkiaku jetëgjatë i Gjirokastrës

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Flamur Bime, kryebashkiaku më jetëgjatë në krye të pushtetit vendor, do të vazhdojë të qeverisë Bashkinë e Gjirokastrës edhe për katër vjetë të tjera. Falë aftësive praktike, Bime arriti të fitojë për herë të tretë radhazi me 1500 vota avantazh ndaj rivalit të tij, Genci Sinojmerit, kandidatit të koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.
Fitorja e tij ishte më bindëse se katër vjet më parë, pasi, siç thotë Bime, ky qytet vazhdon të jetë bastion i sigurtë i Partisë Socialiste.
I rritur dhe i martuar në Gjirokastër, fituesi i zgjedhjeve të 8 majit, mendon se fitorja ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij.
Gjatë dy mandateve të para si kryebashkiak, Bime ka arritur të ndryshojë infrastrukturën brenda qytetit, të rrisë të ardhurat nga taksat vendore, si dhe të disiplinojë administratën.
“Ky qytet ka nevojë për një menaxhim të mirë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin qëndror”, ka thënë dikur Bime, gjatë kandidimit të tij të parë për Bashkinë e Gjirokastrës.
Ai ndjek idenë e një “Gjirokastre për të gjithë”. Njihet si një figurë që mbron interesat e qytetit dhe nuk bën kurrë kompromise në dëm të saj.
Karrierën më të vështirë si kryebashkiak i Gjirokastrës e përjetoj në nëntor të vitit 2008, kur një pallat pesëkatësh, në lagjen “11 Janari”, u shemb, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur.
Si kryetar i bashkisë ishte gati të jepte dorëheqjen, por nuk e bëri, pasi, sipas tij, largimi nga posti nuk i shërbente askujt.
Megjithatë, Flamur Bime njihet dhe për sukseset e tij. Ai ishte i pari kryebashkiak që kontribuoi për anëtarësimin e Gjirokastrës në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s në vitin 2005.
Qysh prej atij viti, qyteti i gurtë ka pasur një rritje të turistëve të huaj, ndërsa të ardhurat financiare nga ky sektor janë katërfishuar.
Bime e sheh Gjirokastrën me problematikën e trashëguar nga e kaluara, sidomos në sektorin e shërbimit publik.
Prej vitit 2007, pushteti vendor administron ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve, por ende konsumatorët vuajnë mungesën e saj, sidomos gjatë sezonit të verës, ku kërkesat janë të larta.
Një tjetër problem për Flamur Bime është trashëgimia kulturore, që Gjirokastra i ka me shumicë.
Turistët vendas dhe të huaj vijnë dhe ikin brenda ditës, për shkak të mungesës së infrastrukturës hoteliere dhe kapacitetit të saj.
“Vitet e fundit gjërat kanë lëvizur. Katër hotele janë ndërtuar në zonën muzeale sipas traditës, por kjo nuk i plotëson kërkesat e turistëve të shumtë, të cilët largohen në Janinë për t’u akomoduar”, shpreh shqetësimin e tij Bime.
Për të, Gjirokastra i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar infrastrukturën hoteliere, por mungojnë burimet njerëzore, pasi pjesa elitare e saj ose janë larguar drejt metropolit të vendit ose kanë emigruar.
Pavarësisht, problemeve të shumta që ndesh sot Gjirokastra, Bime ka ditur të ruajë harmoninë midis traditës dhe modernes, por në disa raste edhe ka gabuar.
“Kush punon dhe gabon”, mendon Bime, megjithatë e rëndësishme për të është të fitojë qyteti dhe qytetarët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s