Portret / Genci Sinojmeri: “Kurrë mos thuaj kurrë”

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Genci Sinojmeri, 37 vjeç kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” për kreun e bashkisë në zgjedhjet e 8 majit, mund të kishte shkruar emrin në historinë e qytetit si kryebashkiaku më i ri, por zgjedhësit zgjodhën rivalin e tij, Flamur Bime të koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen”.
Megjithatë, Sinoimeri bëri fushatë bashkëkohore, shpalosi programin elektoral dhe i dha mundësi të gjithëve të flisnin hapur për problemet që ndesh qyteti i gurtë, pasuri e UNESCO-s qysh prej vitit 2005.
Gjatë fushatës elektorale ai përdori një fjalor të thjeshtë dhe siç thotë vetë, “për ta kuptuar edhe një shitës qumështi”.
Ndryshe nga Bime, vetë Sinojmeri njihet si karizmatik, ka bindje të majta liberale dhe prej dy vetësh drejton degën e LSI-së në Gjirokastrës, pasi braktisi Partisë Socialiste gjashtë vjet më parë.
I rritur dhe i martuar në qytetin e fëmijërisë, Sinojmeri drejton prej vitit 2009 spitalin më të rëndësishëm në jug të vendit.
Për të, familja është gjithçka. Ka dy fëmijë të vegjël dhe jeton 50 metra larg apartamentit të rivalit të tij fitues.
Sinojmeri rrjedh nga një familje e vjetër gjirokastrite, ku i ati, ish-basketbollist vlerësohet si sportisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Gjatë karrierës si ekonomist, Genc Sinojmeri njihet për korrektësi dhe asnjëherë nuk është përfolur për afera korruptive.
“Kurrë nuk kam menduar të ndërtoj jetën duke përfituar në mënyrë të paligjshëm”, shprehet Sinojmeri.
Morali i tij profesional asnjëherë nuk u përfol nga rivali i tij i drejtpërdrejtë, Flamur Bime gjatë fushatës elektorale.
Sinojmeri, që kërkoi të fitonte karrigen e kryebashkiakut, kishte një pikë të fortë: njihte në “pëllëmbë të dorës” të gjitha hallet e qytetarëve.
“Ky qytet që qeveriset prej 11 vjetësh nga socialistët ka nevojë të “shkundet”.
Çdo gurë ka “ngrirë” për shkak të administrimit të keq nga ana e pushteti vendor”, mendon Sinojmeri.
Të jetosh në një qytet mesjetar për Sinojmerin do të thotë një shans më shumë për ata që kanë vendosur të ndërtojnë jetën në Gjirokastër.
“Turistët vendas dhe të huaj janë të “etur” të shkelin çdo sokak, pavarësisht terrenit të thyer kodrinor.
Ata kërkojnë të shkëputen nga jeta moderne, të “shijojnë” pak aromë mesjetare, por Bashkia e Gjirokastrës bën të kundërtën.
Në çdo çep të qytetit gjen betonizim, pallate shumëkatëshe të shëmtuara dhe asnjë centrimetër hapësirë të gjelbërt”, specifikon Sinojmeri.
Edhe pse disi i ri, jeta politike për të sapo ka nisur. Pavarësisht dështimeve, 37-vjeçari gjirokastrit nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Humba një betejë, jo luftën. Dua që Gjirokastra t’i kthehet qytetarëve, jo pushtetarëve. Jeta vazhdon dhe kurrë mos thuaj kurrë”, përfundon Sinojmeri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s