Portret / Tërmet Peçi, “sundimtari” i ri që do të drejtojë qytetin e Ali Pashë Tepelenës

Nga Telnis Skuqi
TEPELENË – Tërmet Peci, 37 vjeç, kryebashkiaku i ri i Tepelenës, babai i dy fëmijëve, është një djalosh që ka filluar ta njoh dalëngadalë qytetin e tij lindjes, me të mirat dhe të këqijat e saj.
Më 8 maj, Peci kandidoi me koalicionin e majtë “Aleanca për të ardhmen” dhe fitoj bindshëm me 1001 vota diferencë ndaj kryetarit në detyrë, Sevo Miçi, kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.
Fitoren ai ia dedikon tepelenasve, pasi, siç thotë ai, “ky qytet ka nevojë për ndryshim”.
Gjatë fushatës elektorale, ai asnjëherë nuk i politizoi hallet e komunitetit, përkundrazi, ai u përqëndrua tek problemet më jetike për qytetit, siç është papunësia.
Për të, njeriu kur ka hall, nuk e politizon çështjen kurrë, por kërkon zgjidhje, pavarësisht bindjeve politike.
Varfëria dhe mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuar ka ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Tërmeti, kërkon të “lëkundë” nga themelet varfërinë, duke projektuar një sërë projektesh në dobi të komunitetit.
“Problemi i papunësisë zgjidhet duke bashkëpunuar me biznesin e madh, duke lehtësuar taksat lokale, si dhe duke ofruar lehtësira fiskale për investitorët e huaj”, mendon Tërmeti.
I rritur dhe i edukuar nga një familje e thjeshtë, Tërmeti ka pasur një fëmijëri të vështirë, me shumë halle dhe probleme, por me kalimin e viteve ai triumfoi dhe sot disponon një nga lokalet më të bukura të qytetit.
Miqtë e tij e njohin si një djalë me sinqeritet “të tepëruar”, i papërtuar për asgjë dhe i gatshëm për të ndihmuar çdo hallexhi.
Askush nuk besonte se Tërmeti do të fitonte Tepelenën, përveç atij.
Në fushatë, ai kishte me vete rininë, intelektualët dhe kategoritë në nevojë, ndërsa tregoi respekt ndaj rivalit të tij, por ku vinte fjala për qytetin nuk bënë kurrë kompromise.
“E vlerësoj kundërshtarin si mjek të mirë, por jo si administrator për pushtetin vendor. Rruga ime është e qartë, t’i kthej qytetit lavdinë e dikurshme”, tha Tërmeti, gjatë fushatës elektorale.
I diplomuar në ekonomi, 16 vjet më parë në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, fituesi i zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tepelenës synon t’i  kthejë identitetin qytetit.
“Ky qytet ka nxjerr një sundimtar, Ali Pashë Tepelenën. Me këtë burrë mburret Janina (Greqi), fatkeqësisht jo Tepelena. Rikthimi në identitet është një domosdoshmëri për komunitetin, pasi vetëm me turizmin kulturor dhe historik ky qytet mund të jetojë, të rrisë standardet e jetës, si dhe të garantojë të ardhmen e saj”, mendon Tërmeti.
Furnizimin me ujë të pijshëm, disiplinimi i ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimi i rrugëve të brendshme, pastëria e qytetit, trashëgimia kulturore, si dhe transparenca me taksapaguesit do të jetë plani i parë i punës së tij, sapo të fillojë detyrën e re.
Në katër vitet e ardhshme, Tërmeti do të qeverisë i qetë, pasi në zgjedhjet e 8 majit, fitoi 9 nga 15 vendet e këshillit bashkiak.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s