Reportazh / Gjirokastër: “Matura shtetërore”, një mundësi për gjimnazistët

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Altin Dudumi, një nga 1600 gjimnazistët e qarkut të Gjirokastrës, që u ballafaquan me 25 pyetjet e “Maturës Shtetërore”, në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe, pretendon se 96% e pyetjeve i plotësoi me siguri, ndërsa pjesa tjetër ishin tepër të vështira.

“Kam shpresë se do të marr pikë maksimale”, thotë Dudumi.
“Mendoj se dola mirë dhe do të përpiqem që në tre provimet e tjera të jap përgjigje të sakta”, shton ai.
Sipas tij, “Matura Shtetërore” zhvillohet një herë në jetë dhe gabimet nuk falen.
Dudumi dëshiron të fitojë degën e juridikut, por për të arritur deri atje, kërkohet shumë përqëndrim.
Arjan Pano, drejtori i arsimit rajonal për qarkun e Gjirokastrës, shprehet se sivjet të gjithë gjimnazistët gjirokastritë pretendojnë të fitojnë degët më të preferuara.
“Reforma në arsim tashmë po jep rezultate të kënaqshme”, pohon Pano, ndërsa nënvizon se sivjet kalueshmëria ka qenë në shifrën 90 për qind dhe vetëm 130 gjimnazistë nuk arritën kualifikimin në fazën e dytë, për shkak të lëndëve të ngelura.
Pano thekson se të gjithë gjimnazistët kanë shanse të mëdha të studiojnë në universitet, por preferencat varen direkt në dorën e tyre.
“Gjenerata e re i ka të gjitha mundësitë të arsimohet, kjo falë politikave që ka ndjekur qeveria vitet e fundit”, thekson Pano, duke shtuar se 12 vjet më parë shumë gjimnazistë me rezultate të mira janë “djegur”, ose kanë përfituar një degë jashtë dëshirës së tyre.
Pano mendon se tashmë ka ardhur koha që nxënësit e ciklit parauniversitar duhet në stimulohen në lëndët ku ata kanë prirje.
“Një nxënës apo gjimnazist që ka prirje në matematikë, nuk është e thënë që domosdoshmërisht të shkëlqejë në letërsi. Mendoj se këta nxënës duhet mbështetur me politika preferenciale”, thotë Pano.
Sipas tij, reforma radikale që kanë ndërmarrë kohët e fundit Ministria e Arsimit po jep frytet e veta.
“Sivjet, ishte e vështirë që një gjimnazist të përfitonte padrejtësisht pikë maksimale falë neglizhencës së mbikqyrësve. Këto politika nuk kanë si qëllim në vetve të dëshkojnë “keqbërësit”, por t’i japin mundësi gjimnazistëve të konkurrojnë të barabartë, sipas meritave”, shprehet Pano.
Pano thekson se “Matura “Shteterore është konceptuar si një alternim i provimeve të detyruara dhe i atyre me zgjedhje.
“Provimet e detyruara përcaktojnë përfundimin e ciklit parauniversitarë dhe vlefshmërinë e deftesës së pjekurisë, ndërsa provimet me zgjedhje bëhen sipas prirjeve individuale për studimin në arsimin e lartë”, përfundon Pano,

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s