Viktor Boçi: “E vrau me granatë 3-vjeçaren, duke ngrënë bukë”

Nga Telnis Skuqi
DELVINË – Një vajzë trevjeçare humbi jetën nga dy granata dore, ndërsa dy persona të tjerë, e ëma e viktimës dhe gjyshi u plagosën rëndë mbrëmjen e së shtunës, njoftuan burime zyrtare nga komisariati i Delvinës, në jug të vendit.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth 17.00, në lagjen “Xhermëhallë”, ku Selman Meleqi, 74-vjeç, tashmë i ndaluar, ka hedhur dy granata dore në një banesë dykatëshe, duke shënjestruar një tjetër person, me të cilin kishte konflikt prej vitesh”, theksoi policia lokale.
“Shpërthimi i granatës i ka kushtuar jetën 3- vjeçares S. Z, dhe ka lënë të plagosur rëndë të ëmën e saj Age Z, 35 vjeçare dhe gjyshin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Vogëlushja morri plagë vdekjeprurëse në anën e majtë, ndërsa e ëma ka marrë plagë në krahun e djathtë, mëlçi dhe mushkëri”, tha në linjë telefonike një zyrtar i lartë i policisë. I njëjti zyrtar tha se ngjarja është shkaktuar nga një konflikt pronësie.
Policia lokale tashmë ka nisur një procedurë ligjore për paraburgimin e agresorit, ndërsa dy të plagosurit kanë udhëtuar në mesnatë drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Dëshmitari

Viktor Boçi, zooteknik, ishte një nga 15 dëshmitarët ku ndodhi ngjarja e paprecedentë në qytetin e vogël të Delvinës.
Ai thotë se agresori, dikur traktorist, prej vitesh i braktisur nga gjashtë fëmijët e tij, kishte mbi një javë që kërcënonte me jetë punëtorët që ndërtoni dy metra larg themeleve të banesës së tij.
“Granata u hodh në drejtim tim, por fatkeqësisht qëlloi vogëlushen 3-vjeçare”, shprehet Boçi.
“E vrau me bukë në gojë”, shton ai.
Boçi tregon se agresori ishte një tip i vështirë, kërkonte çdo sekondë sherr, madje një javë përpara se të ndodhe gjëma ka kërcënuar punëtorët që punonin për të thelluar themelet e shtëpisë sime.
“Jam ankuar vazhdimisht në polici dhe në bashki. Në them të drejtën ata kanë reaguar, por sa largoheshin përfaqësuesit e ligjit 74-vjeçari fillonte nga e para”, specifikon Boçi, ndërsa shton se gjatë rikonstruksionit të shtëpisë së tij, ai asnjëherë nuk i ka “futur hundët” në pronën e agresorit, përkundrazi e ka respektuar me rigorozitet.
“Jeta e punëtorëve ishte gjithmonë në rrezik. Fatkeqësisht 74-vjeçari kërkonte gjithmonë sherr, qëllonte më gurë, hidhte objekte të rrezikshme nga dritarja, vetëm për të penguar punën tonë”, pohon Boçi.
Më tej, specialisti i bletarisë kujton momentin e shpërthimit të dy granatave.
“Babai i viktimës po shikonte punimet, ndërsa bashkëshortja, gjyshi dhe vogëlushja e tij po hanin bukë në oborrin e shtëpisë. Befas një shpërthim dëgjohet! Në fillim u shtangëm. Granata e parë kishte shpërthyer 10 metra larg 15 punëtorëve, por pa të plagosur. Dhjetë sekonda më pas shpërtheu e dyta. Ishte e tmerrshme! Vajza e vdekur me bukë në gojë, ndërsa e ëma dhe gjyshi i plagosur rëndë”, rrëfen Boçi.
Për të kjo ngjarje ishte e paprecedentë.
Agresori i kishte nisur granatat në drejtim tjetër, por gaboi, duke shkaktuar një ngjarje akoma më të rëndë.
Boçi sqaron se familja fatkeqe jetonte prej katër vjetësh në banesën e vëllait të agresorit.
“Kishin ardhur nga Shqipëria e Veriut për një jetë më të mirë, por e paguan shtrenjtë, madje shumë shtrenjtë”, përfundon rrëfimin e tij Boçi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s