Sarandë: Mungesa e vendparkimeve “përzë” pushuesit

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Altin Xhaferi nga Gjirokastra, së bashku me tre pjesëtarët e familjes së tij, ka nisur në fillimjavë pushimet verore në qytetin e Sarandës, në jug të vendit.

Ai thotë se Saranda është mbipopulluar nga mijëra pushues, por fatkeqësisht ka konstatuar mungesën e vendparkimeve.
“Sot jam rrotulluar disa herë për të gjetur një vendparkim, por kam dështuar”, tregon Xhaferi, duke shtuar se ndërtimet e pastudiuara gjatë dy dekadave të fundit kanë sjellë një “katrahurë” në planin urbanistik dhe kjo fatkeqësisht reflektohet aktualisht në Sarandë.
“Si është e mundur që një qytet kaq i bukur nuk ka një vend parkimi? Po pushteti vendor çfarë ka bërë? Asgjë!”, pyet dhe përgjigjet Xhaferi.
Për të, hyrja e sezonit turistik në pikun e vet sjell me vete edhe problematikën e parkimeve të munguara.
“Është e pafalshme neglizhenca e pushtetit vendor. Ka dhënë me mijëra leje ndërtimi dhe vetëm një objekt në hyrje të Sarandës ka menduar për vendparkim”, pohon Xhaferi, ndërsa nënvizon se trotuari është e vetmja rrugë shpëtimi për një vendparkim.
Xhemil Biraçi, shef i njësisë rajonale të qarkullimit rrugor me qendër në Gjirokastër, thotë se “pavarësisht shtimit të numrit të punonjësve të qarkullimit, pothuajse është e pamundur të disiplinosh rrugët e brendshme të qytetit nga parkimet e gabuara”.
“Në pikun e sezonit të verës qarkullojnë mbi 20 mijë automjete dhe kjo është një shifër tepër e lartë për një qytet të vogël”, shprehet Biraçi.
“Punonjësit e policisë së qarkullimit sforcohen shumë për të mbajtur rregull dhe për të shpëtuar kthimin e trotuareve në vendparkim”, shton ai.
Biraçi thekson se për të përmirësuar situatën e qarkullmit, policia rrugore ka hartuar një plan masash në dobi të lehtësimit të automjeteve.
“Pushuesit nuk i gjobit dot, pasi realisht nuk është ai kundravajtësi. Pushuesi ka zgjedhur Sarandën, ndërsa Saranda “përzë” pushuesit për një vendparkim”, specifikon Biraçi.
Shefi i qarkullimit rrugor mendon se pushteti vendor ka një rol të rëndësishëm dhe vendimtar për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Sarandës.
“Bashkia e Sarandës duhej të fillojë qysh tani të mendojë për vendparkime. Çdo njësi hotelerie, sidomos ndërtimet e reja, të ofrojnë zgjidhje të pjesshme për kilentelën e tyre, duke siguruar parkime të nëndheshme ose shumëkatëshe, që ky problem të zbutet me kalimin e viteve”, mendon Biraçi.
Ai thekson se transporti publik në Sarandë lë për të dëshiruar.
“Saranda i ka të gjitha mundësitë të zhvillojë transportin publik, por konstatojmë se ky sektor çalon”, pohon me keqardhje Biraçi.
Për të, një rrugë tjetër shpëtimi për lehtësimin e qarkullimit rrugor brenda qytetit të Sarandës janë vijat e kuqe.
“Nëqoftëse do të ekzistonin vijat e kuqe, pushuesit dhe qytetarët e Sarandës do të lëviznin lirshëm dhe të sigurtë me biçikleta, por fatkeqësisht kjo infrastrukturë nuk ekziston”, përfundon Biracci, shefi i qarkullimit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s