Reportazh / Saranda, qyteti pa një plazh publik

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Learder Bendo nga Gjirokastra, student i ekonomikut, tre javë më parë, ka ngelur i befasuar teksa ka parë më sytë e tij se si një pemë shumëvjeçare pranë plazhin publik të Sarandës është bërë “përshesh” nga një pushues, ndërsa “administratori” nuk ka reaguar fare.

Ai thotë se agresori rreth të 30-tave, të mënyrë të papërgjegjshme shkatërroj pemën për t’i dhënë mundësi atij dhe partnerësh të luanin volejboll në plazh.
“Ishte një akt i shëmtuar, por më i shëmtuar ishte neglizhenca e “administratorit” të plazhit publik, i cili heshti përpara një fakti të tillë”, pohon Bendo.
“Jam i bindur që ky “trim” nuk do të guxonte të kryente një akt të tillë në plazhin private, pasi aty ka tjera llogari”, shprehet Bendo.
Sipas tij, plazhet publike në qytetin e Sarandës janë zaptuar tërësisht, por më keq të vjen se këta “administratorë” nuk kujdesen për rërën dhe mjedisin.
“Pushuesit paguajnë 5 mijë lekë një shezllon, ndërsa pronarët e paligjshëm fitojnë duke shfrytëzuar terrenin e plazhit publik. Kjo është skandaloze”, thotë Bendo.
Për të, kjo situatë ka ardhur si pasojë e neglizhencës së pushtetit vendor.
Më tej, studenti i ekonomikut nënvizon se heshtja e pushtetit vendor ndaj zaptimeve të plazheve publike nënkupton paaftësi.
“Bashkia e Sarandës nuk është në gjendje të mbrojë pushuesit vendas dhe të huaj nga abuzimet. Urgjentisht pushteti vendor duhet të ndërmarrë masa për të frenuar këtë fenomen të shëmtuar, pasi në të ardhmen do të jetë tepër vonë”, mendon Bendo.
Artan Bilaj, i sapo diplomuar në arkitekturë, i cili ndjek bisedën, shton se Saranda po i dëbon pushuesit, pasi infrastruktura turistike po dëmtohet nga matrapazët.
“Saranda po përjeton një kolaps të thellë. Ndërtimet pa leje janë shtuar gjatë muajve të fundit si kërpudhat pas shiut, ndërsa plazhet publike po zhduken me shpejtësi”, vlerëson Bilaj.
Ai thekson se me këtë ritëm qyteti bregdetar do të ngelet pa pushues, pasi, sipas tij, “çfarë do mbjellësh, atë do korrësh”.
“Fatkeqësisht kam konstatuar se pushteti vendor nuk ka një strategji të qartë për turizmin. Në vendet perëndimore ekzistojnë dy lloj turizmi: elitar dhe masiv. Ky qytet nuk di çfarë rruge të ndjek!”, nënvizon Bilaj, ndërsa shton se ky lloj turizmi, pa një busull, duhej të marrë fund.
Bashkia e Sarandës, vijon Bilaj, ka në juridiksionin e saj 7.5 km vijë bregdetare, por asnjë milimetër katror nuk është vënë në dispozicion të pushuesve, vetëm është “privatizuar”.
“Sikur pushteti vendor ta administronte vetë këtë biznes, ose ta “çertifikonte” tek të tretët, arka e Bashkisë së Sarandës tashmë do të ishte trefishuar”, specifikon Bilaj.
Me këto të ardhura, vijon Bilaj, Saranda do të ishte qyteti më i pasur, do të kishte infrastrukturën më të mirë në rajon, si dhe do të investonte pa frikë në sektorin e turizmit.
“Ka ardhur koha që pushteti vendor të vendos pikën mbi “i” dhe të mos lejojë lulëzimin e informalitetit, në dëm të turizmit bregdetar”, përfundon Bilaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s