Reportazh / Saranda “nxehet” këtë verë nga flakët e zjarrit

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Jo shumë larg Sarandës, afërsisht 27 km në drejtim të perëndimit, mbi 50 hektarë kullota dhe 3000 rrënjë ullinj u dogjën plotësisht katër ditë më parë në fshatin Borsh.

“U bë gjëma. Flakët e zjarrit përpiu gjithçka dilte përpara. Gjithë mundi im shkoi dëm, për shkak të papërgjegjshmërisë së barinjve”, thotë Vasilika B., nga Fterrë, e ardhur në jetë 60 vjet më parë.
Sipas saj, vitet e fundit, çdo sezon vere barinjtë fillojnë fushatën e zjarrit.
“More djalo. Këta nuk pyesin fare. Mjafton që leverdia në jetë në anën e tyre”, shprehet Vasilika, nëna e gjashtë fëmijëve.
“Nga bari i thatë u dogj i njohimi”, shton ajo.
Vasilika tregon se 500 rrënjë ullinj të saj u dogjën dhe tashmë ka ngelur pa gjë.
“Më duhet t’i kthehem punës nga e para. Kisha vite që i kisha mbjellur, por fatkeqësisht mbi “korri” zjarri”, thotë me keqardhje Vasilika, që shton se flakët e zjarrit erdhën nga mali dhe për dy orë zbriti tek ullinjtë.
Shkaktarët e zjarrit, vijon më tej Vasilika, është pushteti vendor, që për të mbushur arkën e komunës japin pa kriter kullota personave të papërgjegjshëm.
Për të, kjo ishte një dramë që po e përjeton në pleqëri, ajo sëbashku me bashkëshortin, Qirjako, 67 vjeç.
“Çfarë të bëj tani o bir?! I kisha rritur me këto duar ullinjtë dhe brenda gjyswm ore i “përlau” zjarri i mallkuar”, thekson Vasilika.
Gjatë 40 ditëve të fundit në rrethin e Sarandës janë shfaqur 60 zjarre, 50 përqind më shumë se vitin e kaluar. Numri i lartë i tyre ka alarmuar nënprefekturën e Sarandës, e cila ka nisur të analizoj situatën dhe të përcaktoj masat për të përballuar situatën.
Gjergji Mano, nënprefekti i Sarandës, ka kërkuar përgjegjshmëri dhe ndëshkim të zjarrvënësve të qëllimshëm.
“Situata është kritike! Urgjentisht njësitë vendore duhej të rishikojnë kontratat me barinjtë, pasi kjo situatë nuk duhet të vazhdom më. Është e papranueshme që mijëra ulllinjë të digjen dhe askush të mos mbaj përgjegjësi”, shprehet Mano.
Sipas tij, fajtorët për dëmet e shkaktuara fermerëve janë barinjtë, por edhe njësitë vendore nuk dalin pa u “lagur”.
“Duhet vënë gishtin tek barinjtë, të cilët nën pretekstin e kontraktimeve të kullotave, bëhen zjarrvënës”, nënvizon Mano, ndërsa thekson se 2/3 e barinjë rezultojnë të jenë zjarrvënësit e territoreve në nënprefekturës së Sarandës e Delvinës.
Anton Brahimaj, shefi i komisariatit të policisë së Sarandës, thotë se shumica e rasteve të zjarreve nuk janë aksidentale, ndërkohë pjesa e denoncuar në organin e akuzës, janë poseduesit e trojeve.
“Policia lokale në bashkëpunim me nënprefekturën e Sarandës kanë nxjerrë një urdhër për të ndaluar nga 1 maj e deri në 15 shtator çdo vatër zjarri, çka do të minimizonte në maksimum vatrat dhe ndëshkonte rreptë zjarrvënësit”, deklaron Brahimaj.
Më tej, shefi i komisariatit, tregon se vitin e kaluar u proceduan penalisht në gjendje të lirë pesë zjarrëvënës, por vazhdimi i mëtejshëm në dihet.
“Nuk dua të paragjykoj drejtësinë, por besoj se dënime janë minimale. Mendoj se shteti duhet ndryshoj ligjin për zjarrëvënie, gjë që do të sjellë frenimin e këtij fenomeni të shëmtuar”, përfundon Brahimaj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s