Reportazh / Sarandë: Rikthehen prodhimet bio, që ju kanë munguar pushuesve

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Ka kaluar pak a shumë pesë vjet që kur një emigrant i kthyer pas disa vitesh pune në Greqi, në fshatin Vrion, tregton çdo verë produkte bujqësore bio.

Ky është Astrit Kalemi, emigrant, babai i katër fëmijëve të rritur, që çdo mëngjes nxjerrë buzë rrugës kombëtare, 3 km larg Sarandës, të gjitha prodhimet e tij bujqësore dhe largohet në mbrëmje me një tufë parash.
Për të, tregëtia është gjithçka, ndërsa klientët janë primarë.
Sipas tij, klientët më të preferuar janë pushuesit, të cilët vijnë për detin dhe për prodhimet bio të jugut.
“Bostani, pjepëri, domatet dhe specat shiten më shumë, pasi gjithçka prodhohet pa kimikate”, pohon Kalemi, ndërsa nënvizon se çmimet janë të leverdisshme.
Kalemi thekson se bujqësia në jug të vendit ka marrë një hov të madh në dobi të turizmit bregdetar.
“Saranda ofron gjithçka. Këtë e kemi kuptuar vite më parë, por kishim ngecur për shkak të përvojës. Falë zotit unë jam këtu çdo verë prej pesë vjetësh”, tregon Kalemi.
Duket se Kalemi nuk ka ndërmend të tërhiqet më. Me këtë tregti të sukseshme ai është në gjendje të përballojë lehtësisht jetesën, mjafton vendosmëria për të vazhduar më tej.
Kalemi tregon se produktet bujqësore bio që prodhohen në Sarandë ende nuk e kanë gjetur rrugën e eksportit.
“Vetëm bostani i Xarrës eksportohet përtej kufirit, ndërsa prodhimet e tjera “përlahen” të gjitha këtu nga pushuesit, pasi fermerët prodhojnë vetëm për tregun vendas”, thotë ai.
Shuaip Mehmeti, arsimtar, shpjegon se Saranda dhe Delvina kanë një reliev të larmishëm, hidrografi të pasur, si dhe kushte të favorshme klimaterike.
“Fshatrat e kësaj zone ruajnë disa tipare të dallueshëm nga vendbanimet e tjera, që përmbajnë mjaft potenciale natyrore, historike e kulturore me vlera për zhvillimin e turizmit rural”, thotë Mehmeti, duke shtuar se fusha e nënprefekturës së Sarandës dhe Delvinës ka një sipërfaqe 367 kilometra katror, me 13 mijë banorë.
“Turizmi rural është një formë e kohëve të fundit, i cili po merr zhvillim dhe një karakter më të organizuar”, thotë ai.
Daniela Qiqi, pedagoge e degës së turizmit pranë Universitetit “Eqrem Çabej”, në Gjirokastër, thotë se turizmi rural është vend i përkryer për qetësi, shlodhje dhe aventurë.
Sipas saj, për zhvillimin e turizmit ka rëndësi plotësimi i kërkesave turistike, ku vizitori vendas apo i huaj manifeston preferenca për të provuar diçka ndryshe.
“Kjo zonë përbën një ofertë të pasur për kombinimin e turizmit rural me atë bregdetar”, shprehet Qiqi.
“Njësitë vendore duhet të përpilojnë një strategji të qartë për të promovuar vlerat e turizmit rural. Kjo do të inkurajojë ide dhe iniciativa të reja për rritjen dhe zhvillimin në sektorin e bujqësisë”, sqaron Qiqi.
Për të, fakt është që vitet e fundit janë hedhur hapat e para për zhvillimin e bujqësisë, kjo në dobi të turizmit.
“Çdo pushues vendas apo i huaj që udhëton drejt Sarandës padiskutim do të ndalojë për të blerë në rrugë produktet bujqësore, pasi ato janë të gjitha të pastërta, të freskëta dhe shumë të shijshme”, nënvizon Qiqi, ndërsa mendon se tashmë ka ardhur koha që kjo lloj tregtie të disiplinohet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s