Vëzhgim / Gjirokastër: CEZ Shpërndarja, kompania që mbyll dyert për kosumatorët

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Kurrë nuk e kishte menduar gjatë 82 viteve të jetës së tij, që një ditë Jorgo Kalemi të sorollatej sa andej-këtej, për të kërkuar të drejtën e tij tek kompania CEZ Shpërndarja në Gjirokastër.

Dikush nga kompania në mënyrë arbritare, pa praninë e pajtimatarit, kishte ndryshuar sahatit.
Ai thotë se këto metoda të njëanëshme nuk janë praktikuar kurrë as në regjimin komunistë.
“Nuk e kuptoj sjelljen e kompanisë. Unë kërkoj të informohem si është ndryshuar sahati pa praninë time, ata më përgjigjen se këtë punë e dimë ne”, pohon Kalemi, ndërsa shton se prej 3-muajsh fatura i vjen në shtëpi me vlerë 200 lekë.
Kjo që po ndodh, vijon Kalemi, është një vjedhje, shpërdorim dhe abuzim me të drejtën e konsumatorit.
Kalemi tregon se ndryshimi i sahatit është bërë teksa ai, bashkëshortja dhe fëmijët sëbashku ishin me pushime në Sarandë.
“Faturistja ka kujtuar se sahati nuk punonte dhe ka lajmëruar kompaninë. Po si të punonte sahati kur unë jam në plazh”, sqaron Kalemi.
“As varrit s’kam për t’ia treguar”, shton ai.
Kalemi ka arritur të menaxhoj me sukses këtë situatë, duke u shprehur se këtë çështje ia ka adresuar Prokurorisë së Gjirokastrës, me shpresë për të vënë në vend pak drejtësi.
“Askush nuk ka të drejtë të tejkaloi ligjin. Sahati mund të ndryshohet, për arsyje teknike, por me procesverbal të firmosur me praninë e palëve”, shpjegon Kalemi, që shton se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë një konsumator problematik.
Më tej, Kalemi thotë se qysh ku është privatizuar Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) vëtëm të këqija ka parë tek kompania private çeke CEZ Shpërndarja.
“Për mendimin tim, kjo kompani e ka mbushur kupën. Ka ardhur koha që shteti t’i tregoj “dhëmbët” dhe të mos lejoj këtë koorporat t’i trajtoj konsumatorit si mjeran”, mendon Kalemi.
Naxhi M., ekonomist, i cili ndjek bisedën specifikon se cilësia dhe shërbimi që ofron CEZ Shpërndarja është skandaloze.
“Kjo kompani kërkon të rrisë çmimin e energjisë me 4.5 përqind, me justifikimin e rritjes së inflacionit, pa ulur nivelin e humbjeve. Kjo është marrëzi”, specifikon Naxhiu.
Si njohësi i mirë i ekonomisë së tregut, Naxhiu thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike duhet të argumentuar.
“Në shtëpinë time fatura e energjisë për muaj gusht më erdhi 290 Kwh për 26 ditë.  Fatkeqësisht faturuar ishte ndarë me dy nivele, 260 Kwh me 7.7 lekë dhe 30 Kwh me 13.5 lekë”, shprehet Naxhiu.
Ky aplikacion, vijon Naxhiu, mban erë vjedhje dhe dikush duhet të përgjigjet.
“CEZ Shpërndarja e ka humbur besimin e konsumatorit, pasi ky marifet ka ndodhur në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Mjafton tre mijë lekë për çdo familje dhe fitimi i padrejtë shkon në xhepin e abuzuesit”, argumenton Naxhiu.
Në Gjirokastër, vijon ai, konsumatorët e energjisë elektrike trajtohen nga CEZ Shpërndarja si mos me keq, sidomos klientët e rregullt.
“Rasti i 82 vjeçarit nga Gjirokastra është vetëm maja e azbergut. Qindra konsumatorë trokasin çdo ditë tek dera e “Kujdesit ndaj klientit” dhe asnjë ankesë e tyre nuk është marë seriozisht nga ata”, shprehen shqetësimin Naxhiu.
Rruga e vetme, shton ekonomisti, janë protesta, por gjirokastriti ka një nivel të lartë kulture dhe ky “difekt” konsiderohet nga kompania si “pikë e dobët”.
Më tej, Naxhiu shpjegon arsyjet pse çmimi i energjisë elektrike me pakicë nuk duhet të rritet.
Në ekonominë e tregut, thotë Naxhiu, nuk duhet të ekzistojnë monopolet, pasi, sipas tij, shërbimi dhe cilësia vlen për të dëshiruar.
“Po të ekzistonin në treg dy apo tre kompani të tjerë, ashtu si katër kompaninë e telefonave të lëvizshme, të garantoj që CEZ Shpërndraja tashmë do të kishte falimentuar ose do kishte tjetër model pune me konsumatorët, ndërsa çmimi do të kishte pësuar ulje”, specifikon Naxhiu.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s