Vëzhgim / Sarandë: Qyteti me impiantë filtrimit që mbytet me ujëra të zeza

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Aristotel Bita, ish shefi i kabinetit i kryebashkiakut të Sarandës, Edmond Gjoka, më tha gjashtë muaj më parë, se sivjet pushuesit vendas dhe huaj nuk do të kenë nëpër këmbë ujërat e zeza.

Ai këtë deklaratë e argumentoj me ndërtimin e një impiani për filtrimin e ujërave të zeza, prej 4.8 milionë euro financuar nga Banka Botërore, Banka Europian e Zhvillimit (EIB), si dhe nga Qeveria e Luksenburgut, që nisi tre vjet më parë dhe përfundoi këtë fillimvit.
Në fakt, ish shefi i kabinetit kishte të drejtë. Brigjet e Jonit nuk u ndotën, por dy lagjet e qytetit “lundëruan” nga ujërat e zeza. Sigurisht e ka fjalët për firmat e ndërtimit.
Marko Sotiri, specialistë pranë ndërmarrjes së ujësjellëit dhe kanalizimeve, thotë sektori i ndërtimi është dëmtuesi më i madh i kanaleve të ujërave të zeza.
“Na ka gjetur belaja. Asnjë firmë ndërtimi deri tani nuk ka marrë përsipër dëmin”, shprehet Sotiri.
Për të, kjo situatë duhet të rregullohet me ligj, ndërsa pushteti vendorë duhet të tregohet më i rreptë me plotësimin e kritereve ku jep leje ndërtimi.
“Qytetarët kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis të pastër. Ndërmarrja e ujësjellësit dhe kanalizimeve nuk ka fuqi financiare t’i përgjigjet me kohë defekteve”, specifikon Sotiri.
Shpërthimi më i madh i ujërave të zeza, kujton Sotiri, ka qenë shëtitorja buzë detit, sheshi në qendër të qytetit dhe rruga tregtare në lagjen numër katërt.
“Tre ditë aksion janë dashur për të çarë 10 metra kanal-asfalto-betoni, për ta zhbllokuar e për ta vënë në funksion rrjetin transportues të ujërave të zeza”, thotë Marko, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha që asnjë vepër publike apo private nuk duhet të ndërtohet në Sarandës pa marrë më parë “bekimin” e ndërmarrjes së ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Marko tregon se tre vjet më parë, në afërsi të hidrovorit të Çukës, në kilometrin e dhjetë të rrugës kombëtare Sarandë-Butrint u ndërtua një impiant për pastrimin të ujërave të zeza.
Ky investim, vijon Marko, i ka dhënë fund ndotjes problematike të gjireve dhe plazheve të Sarandës, sidomos në Plazhin e Ri, që sivjet rezultoi i pastërt nga monitorimi që u krye nga institucionet e specializuara.
“Projekti synon të sigurojë trajtimin e ujërave të zeza sa më të pranueshme nga ana ekologjike, për të kryer mbrojtjen e burimeve natyrore ujore dhe mjedisore”, thekon specialisti, ndërsa nënvizon se ky investim përballon 100 mijë banorë, nga 35 mijë që jetojnë aktualisht në Sarandë.
“Nisur nga përvoja, në Sarandë ndërtimi i një impianti të tillë, i ka dhënë fund përgjithmonë filtrimit të ujrave të zeza në det”, shton ai.
Sipas tij, impiani përpunon 136 litra për sekondë, ndërsa investimi është shtrirë në 35 hektarë dhe ndodhet në fushtën e Çukës, rreth 5 km larg Sarandës.
“Investimi është mjaft i dobishëm për qytetit bregdetar, sidomos gjatë sezonit të verës, ku numri i pushuesve katërfishon popullsinë”, sqaron Marko.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s