Reportazh / Gjirokastër: Qyteti që ka nxjerrë “non grada” biçikletat

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Hamit Voçka, 55 vjeç, luleshtar, kishte ëndërr të shkonte sot në punë me biçikletë.
Pë të, dita ishte e bukur, e freskët dhe e favorshme për të lëvizur me mjetin dyrrotësh.

“Mendova se Bashkia e Gjirokastrës do të merrte masat për të ndaluar për disa orës qarkullimin e automjeteve, por u zhgënjeva”, thotë Hamiti.
Sipas tij, pushteti vendor i kishte të gjitha mundësitë të ndihet të paktën për një ambientalistë dhe të ishte bashkuar me lëvizjen botërore “Një ditë pa makinën time”.
“Fatkeqësisht, mungojnë inciativa në dobi të komunitetit dhe kjo është e pafalshme për pushtetin vendorë”, mendon Hamiti.
Në qytetin e Gjirokastrës nuk ekziston asnjë korsi e veçanta për biçikleta.
Urbanistët thotë pozicioni gjeografik ku ndodhet qyteti nuk e favorizon zhvillimin e transportit ambjentalë.
“Tetë nga njëmbëdhjetë lagjet e Gjirokastrës është e vendosur në zonë kodrinore, ndërsa 1/3 e qytetit ka rrugë me kalldërme”, shprehet urbanisti, që dëshiron të ngelet anonim.
Urbanisti mendon se pavarësisht terrenit të thyer, kjo nuk e pengon pushtetin vendor të ndërtoj politika afatgjata për të përmirësuar cilësinë e jetës së taksapaguesve.
“Tre lagjet më të mëdha të qytetit, ku numri i popullsisë është i lartë ka mundësi të lëvizin me biçikleta”, mendon urbanisti.
Sipas tij, trekëndëshi midis tre lagjeve, “Zinxhira”, “Punëtori” dhe “18 shtatori”, është i favorshëm, pasi ekiztojnë mundësitë për të ndërtuar korsi vetëm për biçikleta.
“Në vendet perëndimore asnjë automjet nuk lejohet të lëvizin lirshëm në zonën muzeale. Në Gjirokastër ndodh e kundërta”, nënvizon urbanisti.
Bashkia e Gjirokastrës, vijon specialisti, i ka të gjitha mundësitë të ndryshoj mentalitetin e banorëve, pa përjashtuar edhe forcën e ligjit.
“Natyrësh lind pyetja. Si lëvizin në zonën muzeale banorët e vendeve perëndimore?! Ata kanë një transport publik të garantuar, që funksionin 24 orë, ose lëvizin me motorr me kubik të vogël që nuk dëmton mjedisin”, specifikon urbanisti.
Për të, kjo situatë duhet të marrë fund, kjo në dobi të cilësisë së jetës për banroët dhe jetëgjatësisë së objekteve monumentale.
“Në Danimarkë, ku standardi i jetesës është i lartë, njerëzit mbarojnë punë duke lëvizur vetëm me biçikletë. Ndërsa në Gjirokastrës, ku standardi i jetës është i ulët, banorët lëvizin me automjet. Kjo është çmenduri!”, thotë urbanisti.
I këtij mendimi është edhe Hamit Voçka, i cili pasi dëgjoj me vëmendje bisedën, thotë se lëvizja me biçikletë sjellë vetëm të mira, si për shëndetin, por edhe buxhetin e familjes.
“Personalisht jetoj në lagjen “Zinxhira” dhe në punë udhëtoj shkoj me automjet, duke konsumuar 100 mijë lekë karburantë. Nëqoftëse pusheti vendorë ndërton korsi të sigurta vetëm për biçikleta apo për motora të vogla, të garantoj që nuk në jetën tim nuk prek timon”, thotë me sinqeritet Hamiti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s