Reportazh / Gjirokastër: Trashëgimia kulturore një mundësi zhvillimi

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Drejtori Zyrës së Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Ëngjëllush Serjani, në “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” ka të drejtë të krenohet për punën e tij disa vjeçare.

Dikur ky sit arkeologjik ishte “fole” barishtes, sot këtë vend e vizitojnë mijëra turistë vendash dhe të huaj.
Serjani kujton ditën e parë të punësh. “Ishte i vend i shkretë, barishtet kishin populluar Antigonesë, ndërsa fragmentet monumentale shumëshekullore ishin “fshirë” nga faqja e dheut.
Kam hequr të zitë e ullirit. Më është dashur shumë punë për të rikthyer në identitet këtë objekt monumental”, tregon Serjani.
Për të, gjërat kanë ndryshuar gjatë gjashtë viteve të fundit, kjo fal mbështetjes së qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Qysh prej një viti udhëtimi drejt Parku të Antigonesë mundësohet nga një rrugë e asfaltuar. Çdo automjet, madje edhe “Ferrari” thotë Serjani, mund të vij në Antigone pa asnjë gërvishje.
“Prej rrugës së asfaltuar kanë përfituar dymijë banorët e zonës. Jeta e tyre ka ndryshuar dhe bashkë me ndryshimin ka përfituar edhe Antigonea me sipërfaqe 92 hektarë”, mendon Serjani.
Sipas tij, Parku Arkeologjik i Antigonesë, që është themelua në shekullin III para Krishtit nga Pirrua i Eprit, u dogj brenda një nate nga gjenerali romak Paul Emili, u shpall “Monument Kulture” në vitin 1962 dhe “Park Kombëtar Arkeologjik” në 2006, tashmë është bërë aktraktive.
“Gjashtë vjet më parë, ky sit arkeologjik ishte ekskluzivitet i arkeologëve, sot dera e parkut është e hapur për të gjithë”, shprehet Serjani, duke saktësuar se gjatë këtij Antigonea është vizituar nga 8 mijë turistë.
“Turistët e huaj janë të etur, por edhe vendasi nuk qëndrojnë pas”, shton ai.
Spartak Drasa, drejtori rajonal i kulturës kombëtare, thotë se rrethi i Gjirokastrës trashëgon aktualisht 380 monumente, prej të cilave 150 objekte historike të kategorisë së parë dhe të dytë ndodhen në pjesën e sipërme të qytetit të gurtë, zonë e mbrojtur nga UNESKO, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në zonat rurale.
Ai thotë se qysh me pranimin e Gjirokastrës, si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO në vitin 2005, ky qytet ka përballuar sfida të mëdha.
“Roli i UNESCO-s është një faktor dhe ndihmë e jashtëzakonshme morale dhe teknike për shpëtimin dhe promovimin në botë të Gjirokastrës, si vlerë e trashëgimisë kulturore kombëtre dhe botërore, por faktori kryesor për ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij qyteti janë vetë banorët, institucionet dhe strukturat e qeverisjes qëndrore dhe lokale”, pohon Drasa.
Drasa thekson se Gjirokastra mbart një sërë vlerash historike dhe kulturore, të cilat mund të vendosen në shërbim të një zhvillimi të suksesshëm për turizmin.
“Mendoj se pasuritë monumentale të kësaj zone, nëse do të mirëmenaxhohen në mënyrën më të duhur, mund të kthehen në një energji të vërtetë për nxitjen e ekonomisë në jug të Shqipërisë”, specifikon Drasa
Drasa vlerëson rastin e Antigonesë dhe kalanë e Gjirokastrës, dy objekte këto tashmë fitimprurëse prej disa vitesh.
“Gjashtë vjet më parë, kalaja e Gjirokastrës dhe Antigonea ishin objekte të lëna pas dore, sot kemi një tjetër panoramë, ato janë rijetëzuar, numri i turistëve po shumëfishohet, ndërsa banorët e zonës kanë filluar të ndërtoj infrastrukturën hoteliere. Ky është ogur i mirë”, thotë Drasa.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s