Reportazh / Gjirokastër: Artizanët, biznesi që po lulëzon

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej pesë vitesh, çdo fillim tetori, rrugët karakteristike të qytetit të Gjirokastrës shndërrohen në qendrën e Panairit Kombëtar të Trashëgimisë dhe Artizanatit, një event që dëshmon jo vetëm vazhdimin e traditave të pasura të Shqipërisë në fushën  e artizanatit popullor.
Sadik Petrela, koordinatori i Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës, thotë se më të fituar janë pjesëmarrësit, pasi artizanët në gur, hekur, dru, qëndisja etj., reklamojnë produktet e tyre, duke shtuar mundësi fitimi.
“Dhjetë vite më parë, artizanët ishin ‘specie’ në zhdukje, ndërsa sot ky biznes po lulëzon”, shprehet Petrela.
Sipas tij, shumë shoqata jofitimprurëse po ndihmojnë artizanët të promovojnë zejtarinë shqiptare.
Aktualisht të apasionuarit pas punimeve tradicionale dhe veçanërisht grupet turistike, mund të gjejnë në çdo cep të Gjirokastrës guida me fotografi ku pasqyrohet puna dhe veprimtaria e artizanëve. Guida ofrohet falas në disa gjuhë, duke u dhënë mundësi turistëve të orientohen lehtë.
Petrela mendon se numri i artizanëve dhe të ardhurat financiare janë rritur ndjeshëm, sidomos vitet e fundit.
“Këtë realitet e tregon numri i lartë i artizanëve, të cilët kanë ardhur nga Shkodra, Erseka, Korça, Pogradeci, Tirana, Përmeti, Saranda, si dhe nga Kosova”, argumenton Petrela.
Në këtë event, vijon Petrela, të fituar janë dy palë, artizanët dhe blerësit.
Edlira Sula nga Tirana, stiliste e kostumeve popullore, tregon se profesionin e ka trashëguar nga e ëma.
“Nëna ime vjen nga një familje që është marrë me artin, ka punuar kostume të ndryshme dhe tashmë këtë profesion e kam trashëguar dhe unë”, shprehet Edlira, ndërsa shton se kostumet e saj popullore preferohen shumë, sidomos në dasma.
Ajo tregon se ka sakrifikuar shumë për të konsuliduar këtë biznes. “Në fillim kam kryer tre punë njëherazi, kisha nevojë të siguroja të ardhura për familjen. Aktualisht, kam punësuar disa gra”, thotë stilistja.
Për të, panairi i Gjirokastrës është një mundësi e mirë për të reklamuar kostumet popullore, por edhe një mundësi për të njohur nga afër reagimin e konsumatorit.
“Organizatorët e këtij panairi janë treguar të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre që prodhimet shqiptare të artizanatit të gjejnë treg përtej kufijve”, thotë Edlira, ndërsa shton se shqiptarët me këtë pasuri kombëtare mund të sigurojnë lehtësisht të ardhura financiare.
Panairi Kombëtar i Trashëgimisë dhe Artizanatit nxitet dhe nga bashkia e Gjirokastrës, për të tërhequr në qytet një numër sa më të madh turistësh të huaj.
“Nuk është e rastësishme mbajtja e një panairi të tillë në këto ditë, pasi punimet artizanale janë pjesë e traditës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit”, thotë Marjeta Kola, koordinatorja e Bashkisë së Gjirokastrës.
Kola thekson se Bashkia e Gjirokastra ka stimuluar zejtarët të çelin aktivitetet e tyre, duke ulur ndjeshëm taksat lokale.
“Këto politika afatmesme dhe afatgjata kanë ndikuar në rritjen e numrit të artizanëve. Nga dy që ekzistonin në vitin 2000, sot janë çelur 20 biznese të tilla, pjesa më e madhe të vendosur në zonën muzeale”, shprehet Kola.
Historia e zejtarisë në Gjirokastrës fillon nga themelimi i zonës muzeale, katër shekuj më parë. Sipas dokumenteve që disponon Arkivi i Shtetit, në vitin 1700 në pazarin karakteristik kishte 80 dyqane, ndërsa i gjithë qytetit numëronte mbi 200 të tillë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s