Reportazh / Gjirokastër: “Census-Al 2011”, pa censurë

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Prej katër ditësh, Liri M., 47 vjeçe, sëbashku me vajzën e saj, studente e vitit të tretë në degën bio-kimi, plotëson çdo ditë gjashtë pyetësorë të “CENSUS-AL 2011”, në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës.
Ajo thotë se deri tani nuk ka pasur vështirësi në plotësimin e pyetësorit, ndërsa qytetarët janë treguar të sinqertë t’i përgjigjen një për një 40 pyetjeve të formularit.
“Intervista me ankentuesit zgjat 30 minuta. Është një proces tërësisht transparent dhe të gjitha të dhënat personale i ruajmë si sytë e ballit”, shprehet Liria.
Deri tani, vijon Liria, procesi i regjistrimit të popullsisë në zonën që ajo mbulon, ka vijuar qetësisht, por nuk mungojnë, sipas saj, ‘incidente të vogla’.
“Njerëzit kujtojnë se ne jemi punonjës të administratës shtetërore, por pasi informohen për qëllimin e këtij projekti pranojnë të intervistohen”, pohon Liria.
Zenepe Zarba, pensioniste, thotë se është e pamundur t’i rezistosh anketuesve.
“Ato kanë një shkrim mjaft miqësor, flasin qartë dhe janë të sinqerta”, vlerëson Zenepja, ish- arsimtare.
Zenepja mendonte se në shtëpinë e saj do të vinte një njeri i huaj, por fatmirësisht ishte Liria, gjitonia e pallatit.
“Edhe një njeri i huaj po të vinte me këtë status (anketues), do t’ia hapja derën. Fatmirësisht ishte mikesha ime dhe iu përgjigja pyetjeve të saj një për një”, shprehet me sinqeritet Zenepja.
Vjollca Kale, përgjegjëse rajonale e INSTAT për qarkun e Gjirokastrës, nuk heq asnjë presje nga mendimi i Lirisë, pasi, siç thotë ajo, puna është organizuar në një mënyrë të tillë që çdo ditë të grumbullohen 100 deri në 120 pyetësorë.
“Procesi është i vështirë për anketuesit, por falë trajnimeve deri tani nuk është shënuar asnjë incident”, shprehet Kale.
Sipas tij, në qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar 590 anketues, 239 për rrethin e Gjirokastrës, 131 për rrethin e Tepelenës, 139 në rrethin e Përmetit për 700 familje, ndërsa 89 janë mbikqyrës në terren.
“Pyetësori ka 40 pyetje. Anketuesi merr të mirëqenë përgjigjet e intervistuesit dhe asnjëherë nuk ushtron kontroll në banesën e tij”, shprehet Kale, ndërsa shton se besimi dhe kombësia mund të deklarohet ose të refuzohet me dëshirën e intervistuesit, por deri tani nuk është refuzuar në masën 97 për qind.
Kale garanton se të dhënat personale ruhen me përpikmëri nga anketuesi.
“Nëpërmjet këtij pyetësori merret një informacion statistikor i vlefshëm mbi realitetin demografik, ekonomik dhe social, i cili do të ndikojë më pas në politikat që do të ndërmarrë shteti në zhvillimin e arsimit, kujdesin shëndetësor, transportin, strehimin, punësimin, etj”, argumenton qëllimin e projektit, Kale.
“INSTAT parashikon të plotësojë 2400 pyetësorë në jug të vendit. Kjo shifër konsiderohet e kënaqshme dhe është një investim i madh statistikor”, specifikon Kale.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s