Reportazh / Mali i Çajupit, një oaz për t’u vizituar

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Agron Danaj, babai i tre fëmijëve është bërë tashmë biznesmeni më i njohur i malit të Çajupit.
Njerëzit që duan t’i largohen smogut, stresit apo zhurmës së qytetit të Gjirokastrës, gjejnë tek lokali i Agronit, në malin e Çajupit, mishin e pjekur si dhe të gjitha produket ushqimore bio të zonës.
Agroni tregon se turizmi malor në jug të vendit ka filluar të lulëzoj, kjo fal dhe ndërtimit të rrugës së re Gjirokastër-Çajupi, me gjatësi 15 km.
Sipas tij, rruga e re nisi dy vite më parë, sot ka përfunduar plotësisht, gjë që ka ndikuar shumë në zhvillimin e turizmit malor.
“Rruga e re “hëngri” rreth 2 milionë euro, financim i Bashkimit Europian dhe buxhetit të shetit”, pohon Agroni, duke saktësuar ky investim ishte i domosdoshëm për katër mijë banorë që jetojnë në dhjetë fshatra.
“Nuk e ke idenë çfarë zhvillimi ka pësuar kjo zonë”, shton ai.
Agroni kujton se fusha e malit të Çajupit, një zonë tërësisht e turistike, ka qenë e preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj, por rruga ishte katastrof, e pamundur të udhëtoje.
Në këtë mënyrë, shumë “guximtarë” kanë lënë në mëshirë të fatit makinën, për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore.
Gropa dhe gure pa fund e kishin kthyer këtë rugë në pikën më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.Ata që mbërrinin në fushën e malit të Çajupit ishin vetëm “foristradat” ose alpinistët.
Në fakt gjërat tashmë kanë ndryshuar. Në malin e Çajupit, rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, mund të udhëtoj çdo i apasionuar pas turizmit malor, majfton që automjeti të jetë i mbushur me karburantë.
Agroni thotë se dy vite më parë ka jetuar i vetëm, duke prodhuar djathtë, çajp, dhallë dhe gjizë.
“Kam pasur një biznes të suksesshëm, por e braktisa. Sot jetoj duke pjekur mish qengji bio për klientët”, shprehet Agroni, duke shtuar se ky binzes i ka “zbardhur faqen”, fiton shumë dhe nuk ka ndërmend të heq dorë.
Gëzim Beqiri, kunati i Agronin, i cili ndjek bisedën, vlerëson se ky biznes nuk do të kishte sukses nëqoftëse nuk do të ishte ndërtuar rruga e re.
“Të them të drejtën kam ngelur i habitur. Njerëzit janë shumë të apasionuar pas turizmit malor. Çdo ditë mbi 100 njerëz nga vendi dhe bota vijnë, pushojnë, frekuetojnë produktet bio dhe largohet të mahnitur nga bukuria që ofron mali i Çajupit”, specifikon Gëzimi, fotograf.
Sipas tij, ky turizëm malor në jug të vendit ka premisa të zhvillohet, madje më shumë se turizmi bregdetar.
Në Çajup, tregon Gëzimi, ekziston gjelbërimi, pastëria, si dhe ofrohet një panoramë e mrekullueshme me pyje pa fund.
“Nga mali i Çajupit shikon me “pëllëmbë të dorës” qarku i Gjirokastrës dhe lugina e Drinos. Me pak fjalë, askush nuk largohet pa marrë me vete një kujtim fotografik”, përfundon Gëzimi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s