Reportazh / Sarandë, qyteti “ha” detin

Nga Telnis Skuqi
SARANDË – Agim Mato, një nga poetët më të njohur të Sarandës, sot administrator i shtëpisë botuese “Milosao”, një javë më parë, teksa lexonte një shkrim të kolegut tim “Zvërnec, deti “ha” tokën”, me tha me gjysëm shaka se në qytetin e tij ndodh e kundërta “Saranda “ha” detin”.
Poeti, i cili ka jetuar dy epoka në qytetin bregdetar, atë të para dhe pas 1990, thotë se gjatë sistemit komunist Saranda pësoi transformime rrënjësore në planin urban.
“Ky qytet u zhvillua sipas stilit lindor, por asnjëherë nuk u “pushtua” deti. Sot, kemi tjetër panoramë. Nga lart kemi zbritur poshtë. Kemi “ngrënë” detin”, thotë Mato.
Për të argumentuar këtë fakt, Mato tregon dy fotografi, njëra e realizuar në vitin 1945 dhe tjetra në vitin 2011.
“E shikon! Brenda 66 viteve, qyteti është katërfishuar, ndërsa 20 vitet e fundit është shëmtuar”, thotë me keqardhje Mato, 60 vjeç.
Zvërneci po shkatërrohet nga erozioni, ndërsa Saranda nga betonizimi, thotë ai, ndërsa shpreh shqetësim për situatën alarmante, si për zhvillimin e qytetit, ashtu edhe për perspektivën e saj.
Mato tregon se në Sarandë shumë biznese kanë filluar të hedhin inerte në vijën bregdetare, për ta kthyer detin në tokë ndërtimi.
“Askush nuk i ndalon. Përkundrazi, kam mësuar se ky “operacion” ka marrë bekimin e institucioneve të specializuara”, thotë poeti.
Stavri Konomi, nga Lukova, arkitekt, me një karrierë mbi 20 vjeçare, një nga specialistët më të kërkuar në Greqi për arkitekturë, mendon se Saranda tashmë e ka mbyllur kapitullin e turizmit bregdetar.
“Saranda nuk ka një plan urban të përshtatshëm, çdo gjë ndërtohet pa kriter dhe tashmë situata paraqitet e rënduar”, thotë Konomi, 52 vjeç.
Pallatet shumëkatëshe janë ngritur jashtë kritereve urbane, ndërkohë vija bregdetare është larguar në drejtim të paditur”, thotë Konomi, duke sqaruar se dikur në lagjen nr. 4, pranë stadiumit të qytetit, ekzistonin plazhe pafund, sot janë zhdukur, janë uzupuar nga pallatet shumëkatëshe.
I vetmi shpëtim për arkitektin është planit urbanistik, që, sipas tij, duhet të jetë kushtetuta e qytetit.
“Nëqoftëse sot vihet dorë për të parandaluar masakrën urbane, atëherë kemi të drejtë të vështrojmë për të ardhmen. Ndërkohë që zbatimi i ligjit duhet të jetë taksativ për të gjithë”, përfundon ai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s