Reportazh / Katër vëllezërit shqiptarë sfidantë të krizës greke

Nga Telnis Skuqi
IGUMENICE (Greqi) – Vasili, Odiseja, Pirro dhe Anesti Panajoti, përkatësisht 40, 38, 36 e 34 vjeç, janë katër vëllezër shqiptarë nga fshati Leshinicë e Sipërme (Sarandë), që prej 30 muajsh administrojnë në Igumenicë, një qytet i vogël bregdetar në veri të Greqisë, dy restorante me të njëjtin emër “Seas”, duke sfiduar frikën dhe triumfuar ndaj krizën ekonomike që ka goditur këtë vend prej dy vitesh.
“Frikë kemi, por derën nuk ia kemi hapur”, thotë i sigurtë Vasili, duke nënkuptuar se kriza ekonomike i ka bërë më të fortë katër vëllezërit emigrantë.
Vasili, djali i madh i familjes Panajoti, tregon se 20 vjet më parë, ai dhe tre vellëzërit e tjerë u arratisën nga Shqipëria për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
“Sistemi komunist instaloi mjerimin, ndaj ne u arratisëm familjarisht nga fshati Leshnicë e Sipërme, një zonë malore, rreth 60 km larg Sarandës”, pohon Vasili, duke shtuar se një javë përpara se të arratiseshin sëbashku, në kufi ishin vrarë dy të rinj dhe policia e atërhershme kapardisesh në fshat, duke zvarritur trupat e tyre të pajetë për të frikësuar banorët.
“Ne i bëmë ballë mjerimit dhe tani po sfidojmë krizën”, nënvizon Vasili.
Më tej, Vasili thekson se dy restorantet me emrin “Seas” janë të njohur për 60 mijë banorët e Igumenicës.
Dikur, të katër vëllezërit ishin punëtorë krahu, sot janë bashkëpronarë.
“Të dyja restorante i ngritëm me kursimet tona. Nuk kemi përfituar asnjë kredi, përkundrazi, sot jemi krenarë për këtë investim”, thotë Vasili dhe befas ndërpret bashkëbisedimin për t’i shërbyer klientelësh.
Pirroja, djali i tretë i familjes, fillon të tregoje me hollësi jetën e banorëve të Igumenicës, që, sipas tij, vitet e fundit po hasin vështirësi ekonomike, sidomos në sektorin e punësimit.
“Shumë vende pune në administratën shtetërore janë shkurtuar. Paga janë katandisur si mos më keq. Me pak fjalë, jeta është vështirësuar”, mendon Pirroja.
“Besoj se kjo situatë do të kaloje dhe çdo gjë do shkoj mbarë”, shton ai.
Sipas tij, taksat janë ngritur në qiell, ndërsa banorët janë të revoltuar, sidomos me politikatën.
“Politikanët e sollën Greqinë në këtë gjendje. Kishin mundësi ta parandalonin, por askush nuk guxoi të merrte kosto politike”, pohon Pirroja.
Ai thotë se biznesi i tij nuk do të preket nga kriza ekonomike, pasi, sipas tij, ky biznes është një nga të paktat objekte që është ndërtuar me djerën e ballit.
“Shumë biznese po falimentojnë, pasi ata e kanë ngritur aktivitetin e tyre duke marrë kredi. Bankat në greqi nuk të falin. Tashmë ata janë të detyruar të paguajnë këstin mujor, ne jo”, argumenton Pirroja.
Vasili, i cili ndjek bisedën, shton se restoranti i tij nuk servirë vetëm produktet greke, por edhe prodhime shqiptare, si meze, raki, ëmbëlsira, paçe etj.
“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë pa orar. Zgjohemi në orën 05:00 dhe flemë në 02:00 të natës. Ku është çelësi i suksesit tonë. Për ne motoja jonë është puna, pastaj qejfi”, specifikon Vasili, që tashmë ka filluar të mendoje për vendlindjen.
Për të, Shqipëria ka ndryshuar, duke filluar nga infrastruktura rrugore deri në përmirësimin e cilësis së jetës.
“Disa vite më parë, më duheshin 5 orë për të shkuar në fshat, sot dy orë”, thotë Vasili dhe tregon se prej një viti ka nisur të ndërtojë një shtëpi të madhe me perspektivë për t’u rikthyer në atdhe.
“Tani për tani nuk kam ndërmend të kthehem, por e ardhme ime është Shqipëria. Kam lindur dhe dua të vdes në vendlindje”, përfundon Vasili.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s