Reportazh / Gjirokastra, qyteti që “bashkëjeton” me mbeturinat urbane

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Hedhja e mbeturinave urbane pa kriter në përroin e lagjes “Zinxhira” ka revoltuar si shumë te tjere edhe Stavrin Jorgjin, ekonomist, i cili çdo mëngjes më thotë se “ky fenomen po shkatërron jetën e gjeneratës së re”.
“Ndihej keqardhje për përroin, ku shikoj çdo mëngjes së amvisat hedhin pa të keq mbeturinat urbane”, shprehet Stavri.
Për të, kjo që po ndodh në lagjen “Zinxhira” është një krim ekologjik, i pafalshëm dhe i dënueshëm.
“Po shkatërrojmë jetën e fëmijëve tanë. Urgjentisht pushteti vendor duhet të nise një fushatë sensibilizuese, për të informuar banorët që ky fenoment po shkatërron mjedisin, por edhe shëndetin tonë”, mendon Stavri.
Sipas tij, përgjegjësia e shkatërrimit të mjedisit nga mbeturinat urbane është dypalëshe, taksapagues dhe taksambledhësit.
“Jam i bindur që pushteti vendor nuk ka interes t’i mësoje banorët t’i hedhin mbeturinat urbane kuturu, por pushteti vendor duhet të përdorë mënyra, qoftë edhe ligjore, që mbetjet urbane të mos flakëriten në përrua, ashtu siç po ndodh në disa lagjet të qytetit të Gjirokastrës”, specifikon ai.
Stavri mendon se taksapaguesit po shkaktojnë dopio katastrofë mjedisore, duke nënkuptuar që krahas ndotjes së mjedisit, po shkaktojnë gjeneratën e re.
“Jam pataksur (habitur)!. Kam parë me sytë e mi që edhe fëmijët hedhin mbeturina në përrua. Me pak fjalë, ky fenoment po futet në sistem dhe kjo do të jetë shumë e dëmshme për të ardhmen”, thotë ai.
Dr. Ornela Bineri, specialiste mjedisi pranë institucionit të Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, thotë se vetëm 2 nga 32 njësi vendore, 6 bashki dhe 26 komuna, organizojnë mbledhjen e mbeturinave urbane me kosha në territorin e tyre.
“Gjendja në 30 nga 32 njësi vendore është katastrofike. Banorët i depozitojnë mbetjet me lumenjve, anës rrugëve kombëtare apo nëpër përrenj”, sqaron Bineri, ndërsa shton se në qytetin e Gjirokastrës ka një pikë grumbullimi, por pa leje mjedisore dhe ç’është më e keqja, ajo ndodhet 150 metra larg zonës së banueshme.
Më tej, Bineri thekson se Bashkia Tepelenë i depoziton mbetjet urbane në lumin Vjosë, ndërsa Bashkia Përmet i depoziton 50 metra larg baneses së fundit.
“Landfilli është mënyra më e mirë për të grumbulluar dhe përpunuar mbeturinat urbane, por qarkut te Gjirokastrës i mungon një sektor i tillë, i domodosshëm për 130 mijë banorë”, specifikon ajo.
Vangjel Muço, nënkryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, thotë se shërbimi i pastrimit dhe grumbullimt të mbeturinave urbane bëhet nga buxheti i pushtetit vendor.
“Fondi i pastrimit prej 45 milionë lekë është i mjaftueshëm, por ndihemi të mbingarkuar, pasi banorët ende nuk janë edukuar se ku duhet të hidhen mbeturinat urbane, madje hidhet edhe mbeturina interte, që dëmtojne koshat dhe makineritë”, pohon Muço.
Një tjetër problem, vijon nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës, është pozicioni gjeografik i qytetit, qe ndodhet në një zonë malore, rrugica të ngushta, si dhe me ndëtimet pa kriter që pengojnë shërbimin e pastrimit.
“Aktualisht, qytetarët gjenerojnë mbetjet urbane në zonat malore. Ndëmarrja e pastrimit nuk ndërhyn dot. Gjashtëdhjetë vite më parë gjirokastritët ishin më të edukuar, prodhonin mbeturina organike dhe riciklonin me shumë nikorqillëk. Sot po përjetojmë një periudhë të errët dhe shumë të rrezikshme për jetën e banorëve”, argumenton Muço.
Valbona Mazreku, eksperte mjedisi pranë shoqatës “Milieukontakt Albania”, me seli në Tiranë, vlerëson se menaxhimi i mbetjeve urbane është problematik, sidomos në lagjet periferike të qytetit.
“Pushteti vendor duhet të sigurojë ruajtjen e burimeve natyrore, duke minimizuar dhe mënjanuar sa është e mundur gjenerimin e mbetjeve”, shprehet Marzreku dhe shton se këshilli bashkiak ose komunar ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin e mbeturinave urbane.
Ajo thotë se tashmë ka ardhur koha të hartohet një strategji kombëtare për të monitoruar mbetjet urbane në rang vendi.
“Pushteti qendor dhe lokal, si dhe institucionet e specializuara, urgjentisht duhet të bashkëpunojnë në dobi të përbashkët, t’i garantojnë gjeneratës së re një jetë cilësore, pa mbeturina urbane të “mbjella” kudo”, mendon Marzreku.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s