Reportazh / Korça ruan traditën, Gjirokastra betonizohet

Nga Telnis Skuqi
KORÇË – Janë të pakta ato qytete në Shqipëri, që arkitekturën dhe urbanistikën e ruajnë si sytë e ballit dhe kjo për gjirokastritin Nimet Skënderi, mjek, është një ogur i mirë.
Nimeti ka ngelur i befasur, katër ditë më parë, vizitoi Korçën, qyteti që shtrihet në juglindje të vendit.
Teksa sodiste bulevardin “Republika”, vetë i pestë, mjeku krahasonte arkitekturën midis Gjirokastrës dhe Korçës.
“Çfarë të them. Korça e quajtur “Parisi i Vogël”, është treguar “konservatore” me ruajtjen e arkitekturën, ndërsa Gjirokastra aktualisht po përjeton epokën e betonizimit”, shprehet Nimeti.
Nimeti thotë se korçarët pothuajse nuk e kanë prekur fare traditën. Shtëpinë karakteristike, sipas stilit italian, vazhdojnë t’i rezistojnë kohësh, madje janë rikonstrukturuar për bukuri, pa prishur arkitekturën dhe urbanizimin e qytetit.
“Në Gjirokastër, në zonën muzeale ndodh e kundërta. Në asnjë shtëpi karakteristike nuk është vënë dorë nga pronarët, përkundrazi janë shkatërruar, është lënë në mëshirë të fatit”, shprehet Nimeti.
Për të, Korça është qyteti i qytetërimit në Shqipëri, vendi ku njerëzit punojnë, ndërtojnë jetën, por kurrë nuk janë të pangopur, si në Gjirokastër, në jug të vendit.
“Të them të drejtën, korçarët na kanë dhënë një mësim. Zona muzeale e Korçës duhej të ishte në listën e UNESCO-s, pasi këtu të gjitha rrugicat janë të shtruara me gurë, ndërsa në Gjirokastër me beton”, thotë Nimeti.
Gjirokastra dhe Korça, vijon Nimeti, janë dy qytete me tradita shumëshekullore përsa i përket tipologjisë së banesave, por 20 vite e fundit kanë ndryshuar, ashtu siç ka ndryshuar dhe vetë rrjedha e qytetit.
“Etja për fitim, si pasojë e lëvizjes demografike gjatë dy dekadave të fundit, nuk i ka verbuar ndërtimorët korçarë. Ata janë treguar të kursyer, të kujdesshëm, si dhe kanë ditur të menaxhojnë këtë bukuri”, pohon Nimeti dhe shton se kjo përcakton shkallën e qytetërimit.
Krejt tjetër mendim ka Nimeti për Gjirokastrën, pasi, siç thotë ai, në këtë qytet, të ndërtuar në një zonë kodrinore, arkitektura dhe urbanistika ka ndryshuar si nata me ditën.
“Dikur qendra kryesore e zhvillimit ishte zona muzeale, sot është lagjia “18 shtatori”, poshtë qytetit. Pallatet, njëra më e shëmtuar se tjetra, ka bllokuar gjithë arkitekturën mesjetare. Me pak fjalë, Gjirokastra nuk ka ballkon”, specifikon Ismaili.
Për të, shkaktari është pushteti vendorë, institucioni që projekton zhvillimin e qytetit.
“Maskarada urbane po vazhdon ende. Sot, gjirokastritët janë dëshimtarë okularë të këtij shkatërrimi. Shtëpinë karakteristike po rrëzohen, ndërsa pallatet shumëkatëshe po ngrihen”, flet Nimeti dhe sakaq tregon me gisht “18 shtatori”, lagjen më të shëmtuar të qytetit.
Në Korçë, Nimeti lëvizi me këmbë gjithë ditë, ka nostalgji për të kaluarën, ka përfunduar arsimin e mesëm dikur.
“Çdo investim që kryen në botë, në qendër kanë njeriun. Fatkeqësisht, gjirokastritët nuk pyeten, neglizhohen, madje në shumë raste “harrohen”. Situata përkeqësohet akoma më shumë, ky të zgjedhurit harrojnë që ky qytet qëndron në këmbë fal arkitekturës”, përfundon Nimeti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s