Reportazh / Kakavija, një vit pa viza

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR  – Nëse dikur për shqiptarët liria për të udhëtuar drejt Europës ishte një “mollë e ndaluar”,  ata sot lëvizin lirshëm.
Ardian Sula, 37 vjeç, nga Elbasani, ka filluar të bëj plane qysh tani për natën e Vitit të Ri.

Si sot një vit më parë, Sula, as nuk e mendonte se mund të udhëtonte drejt “Shengenit” me kaq thjeshtësi, pavarësisht se pasaportën ndërkombëtare e kishte vazhdimisht në xhep.
“Kam qenë ndër të parë që kanë udhëtuar drejt Greqisë pa vizë, vetëm me një pasaportë biometrike. Në fillim polici grek në Kakavije hezitoi, por më pas mora vulën dhe u nisa drejt Athinës”, pohon Sula, babai i tre fëmijëve.
Ai kujton se shtatë vjet u kthye në atdhe pa pasaportë dhe pa vizë, ende pa kaluar kufirin.
“Atë ditë dimri nuk kam për ta harruar kurrë. Pasaporta dhe viza u “copëtua” në doganën greke të Kakavijës për falsifikim, pavarësisht se me këtë dokument kisha udhëtuar disa herë drejt Greqisë”, rrëfen Sula.
Sula thotë se tashmë këto sjellje janë rradhuar, por rastet nuk mungojnë, sidomos të shtetasit shqiptarë me origjinë çame.
“Shteti shqiptarë duhet ta zgjidhi urgjentisht këtë problem, kjo në dobi të fqinjësisë së mirë”, mendon Sula.
Ilias Markos, korrespondent i Agjencisë së Lajmeve Greke (ANA), për prefekturën e Janinës (Greqi), e vlerëson pozitive liberalizimin e vizave, pasi, siç thotë ai, banorët e qarkut të Gjirokastrës kanë “amortizuar” krizën dyvjeçare ekonomike.
“Një blerës nga Gjirokastra është një “gur i çmuar” për qytetarët grekë. Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj”, argumenton Markos.
Sipas tij, qysh prej një viti, Janina (Greqi) është e mbipopulluar nga banorët përtej kufirit.
Markos pranon se një vit më parë, policia doganore greke në Kakavijë tentoi të pengonte lëvizjen e lirë të shqiptarë, me justifikimin për të frenuar vërshimin.
“Në fakt shqiptarët u treguan të mençur, gjë që befasuan autoritetet greke. Kjo ndikoi pozitivisht, si për ata (shqiptarët) dhe për ne (grekët)”, shprehet Markos, duke e argumentuar se ky besim reciprok iu ka dhënë shanse të dyja palëve.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, thotë se, “qysh prej liberalizimit të vizave kanë qarkulluar në të dyja anët e kufirit afro 750 mijë shtetas, 300 mijë vetëm me pasaportë biometrike”.
“Vihet re që muaj e fundit shqiptarët udhëtojnë me pasaportë biometrike. Vizat po shkojnë drejt zhdukjes”, shprehet Mullai.
Për të, kjo situatë është pozitive, nuk ka trafikim të qënieve njerëzore, si dhe parandalohet në kohë trafikimi i lëndëve narkotike.
“Jemi në udhë të mbarë. Pak shqiptarë kanë shkelur afatin e qëndrimit 90 ditorë. Në përgjithësi shkelësit janë nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, ndërsa jugorët janë korrektë, nuk abuzojnë me lirinë”, përfundon Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s