Reportazh / Kakavije, porta e madhe europiane

Nga Telnis Skuqi
KAKAVIJE – Shumë rrallë ndodh që vendkalimi kufitarë i Kakavijes të lërë dyherë gjurmë të pashlyeshme në historinë e saj.

Në vitin 1986, ministri i jashtëm, sot Presidenti grek, Karolios Papulias, i shoqëruar nga ish homologu i tij shqiptar, Reis Malile, shkelën Kakavijen, duke hedhur hapin e parë të marrëdhënieve dypalëshe. Në 15 dhjetor të vitit 2010, një shkodran bën këmbë, udhëton pa vizë në Greqi, vetëm me një pasaportë biometrike.
Andon Lula, ish gazetar i ATSH-së, kujton se 20 viteve më parë, Kakavija ka qenë një “mollë e ndaluar” për gjithë shqiptarët.
“Nuk guxoje të hidhje sytë përtej kufirit. Isha i vëzhguar në çdo sekondë. Sigurimi i Shtetit nuk të falte”, shprehet Lula.
Sipas tij, gjatë sistemit komunistë, Kakavija e rrethuar me tela me gjemba, ka funksionuar vetëm për transportimin e mallrave, ndërsa njerëzit numëroheshin me gishta.
“Për të shkuar drejt Kakavije, më parë duhej të siguroje një leje nga Ministria e Brendshme ose komisariati, në rastë shkelje të priste burgu”, thotë Lula.
Lula tregon se Kakavija filloi të marrë formë të plotë, ku shkeli për herë të parë ish-ministri i jashtëm grek, Karolios Papulias.
“Qysh atë vit, Kakavija ndryshoi si nata me ditën. Papulias ishte i mbarë. Ku filloj një farë miqësie, ka pasur këmbime kulturore në të dyja anët e kufirit, me qëllim të krijonte lidhje midis dy populljve”, pohon Lula, duke shtuar se gjatë sistemit komunistë, çdo 21 shkurt,  Kakavija “hapte porta” për vizitorët, sidomos për fëmijë, që uronin ushtarët për Ditën e Kufirit.
Dikur, vijon Lula, Kakavija quhesh “Dritë”, por regjimi komunistë siç e vendosi, ashtu dhe e hoqi.
“Ende nuk dihen arsyjet pse komunistët hoqën dorë nga ky emër”, thotë me habi Lula.
Lula thekson se nga Kakavija ka pasur tentativa për të larguar, por shumë pak fatlumë kanë pasur mundësi të prekin Perëndimin.
“Më kujtohet si tani. Dy persona tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, por në rrugë e sipër ngatërruan udhën dhe përfunduan në burg”, rrëfen Lula.
Sot, për Lulën, gjërat kanë ndryshuar, ashtu si ka ndryshuar edhe vet sistemi.
Gentian Mullai, zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës, vlerëson se Kakavija tashmë është pika më e rëndësishme tokësore në jug të vendit.
“Çdo vit qarkullojnë në të dyja anët e kufirit afro 1 milion persona, shifër tepër ekstreme po ta krahasojmë me vitin 1990”, shprehet Mullai.
Mullai mendon se Kakavija është porta kufitare më e madhe e shqiptarëve, pasi, siç thotë ai, njerëzit nuk ikim më nga vija e gjelbërt, por lëvizin si shtetas europian.
“Sivjet numri i trafikimit të qënieve njerëzore ka shkuar në zero, nga 18 të regjistruar një vit më parë”, thotë Mullai.
Sipas tij, sot shqiptarët udhëtojnë përtej kufirit vetëm me një pasaportë biometrike, ndryshe nga regjimi komunistë, ku posta kufitare ishte ekskluzivitet i trupit diplomatikë apo i personave të autorizuar.
“Kufiri, para vitit 1990, ishte mënyra e vetme për t’u arratisur, ndërsa sot vija e gjelbërt e përdorin nga trafikantët e lëndëve narkotike”, krahason Mullai.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s