Vëzhgim / Gjirokastër, qyteti në erresirë, fshati pa telenovela

Nga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Pesë ditë më parë, Gjirokastra u zbardh nga dëbora dhe sikur të mos mjaftonte kjo, GEZ Shpërndarja i braktisi konsumatorët e tij, i la pa energji elektrike.

Kjo ngjarje për 55 vjeçarin Petrit Voçkën, nga lagjia “Zinxhira”, ka qenë dopio hidhërim, pasi atë ditë, ai u nda përjetësisht edhe nga nëna e tij.
“E kam qarë time mëmë në errësirë. Nuk e pashë ku ndërroi jetë. Më ka ngelur peng!”, thotë Petriti.
Për të, kjo situatë erdhi nga mendjamadhësia e kompanisë CEZ Shpërndarja, që, sipas tij, “këndon si gjinkalla në verë dhe qan në dimër”.
“Personalisht nuk më duhet shfajësimi i kompanisë, ajo është problemi i tyre. Defekti nuk ndodhi për shkak të katastrofës natyrore, por të mungesës së investimeve gjatë viteve të fundit”, shprehet i revoltuar Petriti.
Në fakt, Petriti ka të drejtë, pasi këtë problem e shfaq edhe Fetan Hoxha, i cili ankohet se prej dhjetë ditës energjia elektrike mungon në fshatin Kolonjë, në Komunë Picar, rreth 20 km larg Gjirokastrës, në jug të vendit.
“Nuk di si ta trajtojmë CEZ Shpërndarjes. Në reklama thonë “I japin energji jetës”, nga ana tjetër na marrin energji nga jeta. Kam lëvizur çdo ditë nga fshati në qyteti për të gjetur të drejtën, por askush nuk të jep përgjigje”, pohon Hoxha.
Hoxha thekson se mungesa e energjisë elektrike i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
“Dy javë më parë bleva 15 kg mish. Doja t’i konsumoja me miq e shokë për natën e vitit të ri. U prish, siç u prish dhe frigoriferi”, tregon Hoxha, ndërsa shton me humor se në qytet konsumatorët vuajnë për ngrohje, ndërsa në fshat vuajnë mungojnë telenovelat.
“Ime mëmë vdes për të parë telenovela, por CEZ Shpërndarja po saboton jetët tona”, shton ai.
Për Hoxhën, CEZ Shpërndarja është bërë si trup estrade, pasi, sipas tij, drejtues i lartë vetëm ankohen dhe askush nuk rregullon defektet.
“Në fillim na njoftuan për një avari të linjës së tensionit të lartë. Punonjësit e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) erdhën nga Fieri dhe brenda ditës lidhën telat nga Bistrica në Gjirokastër. Sot kanë kaluar 10 ditë dhe ende nuk po shikojmë të na japi energji CEZ Shpërndarja. Kjo është skandaloze”, specifikon Hoxha.
“Po të vazhdoj me këtë avazh edhe natën e Vitit të Ri do ta kalojmë pa drita”, qan hallin Hoxha.
Lidhur me këtë problem, CEZ Shpërndarje pohon se defekti ka ndodhur për shkak të reshjeve të dëborës, në linjën e transmetimit të brendshëm, por një specialistë që preferoi të ngelet anonim pohon krejt të kundërtën.
“Defekti është identifikuar, por mungojnë materialet për ta zvëndësuar”, shprehet specialisti.
Sipas tij, qysh kur OSSH-ja (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes) është privatizuar nga CEZ Shpërndarja numri i punonjësve është ulur, ndërsa magazina nuk kanë materiale.
“Të rrimë shtrëmbër e të flasim drejt. Nuk kemi burime njerëzore, madje dhe një metër kabëll do duhet të vijë nga Durrësi. Me këtë strukturë që kemi nuk mbulojmë as 30 përqind të problemeve”, argumenton specialisti.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s